E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike, Bogdani: Rama u bie borive të zisë



Demokratët akuzuan dje kryetarin e PS-së, Edi Rama, se në mënyrë të qëllimshme po përhap panik për sa i përket krizës ekonomike. Sipas zëdhënësit të PD-së, Gerti Bogdani, kryesocialisti Rama ka frikë që Shqipëria po ndryshon dhe bashkë me tellallët e tij shpërndan çdo ditë zi dhe pesimizëm për Shqipërinë. “Në një periudhë krize të rëndë botërore ekonomike, t’u biesh borive të krizës në Shqipëri dhe të brohorasësh “rroftë kriza” për vendin tënd, vetëm e vetëm se ai nuk është në krizë, është sa cinike aq edhe çnjerëzore", - tha z. Bogdani. Ai përmendi se "në një kohë kur Global Insight, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, FMN-ja, Inteligence Unit e the Economist dhe Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ekonomike të Vjenës, deklarojnë se Shqipëria në vitin 2009 do të jetë në vendin e parë për rritje ekonomike në Evropë, z. Rama çdo ditë u bie borive të zisë për shqiptarët". Duke dënuar këtë qëndrim të papërgjegjshëm të z. Rama, i cili para karriges së tij nuk vë gjë tjetër, PD-ja deklaroi: "Ekonomia shqiptare nuk është në krizë, këtë e deklaroi vetëm një javë më parë Drejtori Rajonal në Tiranë". Por, sipas saj, "gjithë kjo zhurmë e z. Rama ka një shpjegim, ai ka frikë që Shqipëria po ndryshon".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›