E Diel, 1 Nëntor 2026

Harasani: Të mos fshihet e vërteta për krizën



Partia Socialiste akuzoi dje qeverinë se po fsheh të vërtetën për krizën ekonomike. Deputeti i kësaj partie, Harasani, ka publikuar disa të dhëna të cilat sipas tij, konfirmojnë se ekonomia shqiptare është seriozisht e prekur ku zërat kritikë janë import-eksportet, por edhe kreditë e bankave si dhe zhvlerësimi i monedhës vendase. “Të vjen keq kur shikon individë të paguar të cilët tregojnë se si u është rritur me pak përqindje pensioni dhe të gjithë kuptojmë se me ata pak lekë më shumë s’mund të blejnë asnjë ilaç apo ushqim me shumë, pasi çmimet rriten përditë. Ndoshta mund të blejnë vetëm minerale, pasi vetëm çmimi i mineraleve ka pasur rënie”, - tha deputeti i PS-së, Andis Harasani. Harasani tha se arsyeja e sulmeve që qeveria ka marrë ndaj institucioneve, si Banka Botërore apo FMN-ja, është pikërisht fakti se këto institucione kanë parashikuar prej kohësh këtë situatë të rënduar me të cilën po përballen sot shqiptarët dhe Shqipëria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›