Facebook, numër rekord përdoruesisht në gjithë botën
Web site shumë i njohur tashmë i internetit, i krjijuar prej 5 vjetësh, ka regjistruar një numër record të përdoruesve. faqja online për të cilën janë investuar 700 milionë dollarë, ka ka regjistruar 300 milionë përdorues në të gjithë botën. Popullaritetin të cilin Mark Zuckerberg dhe ekipi nuk e kanë parë as në ëndërr, kjo faqe e ka fituar falë kuriozitetit dhe oreksit të shtuar të të rinjve e të moshuarve për lidhje shoqërore nëpërmes internetit.
Themeluesi 25-vjeçar ka deklaruar për mediat se shifra prej 300 milionë përdoruesish është në radhën e sukseseve të fundit të cilin kjo faqe interneti e ka shënuar gjatë rritjes së shpejtë të popullaritetit.
Megjithatë, Mark Zuckerberg nuk e ka fshehur faktin se ekzistojnë plane që Facebook të zgjerohet edhe më shumë, respektivisht se krijuesit e tij "janë vetëm në fillim", shkruan gazeta britanike "The Guardian".
"Është shifër e madhe, por ne mendojmë se vetëm sa kemi filluar me arritjen e qëllimit tonë, e ai është lidhim të gjithë njerëzit", ka shkruar ai në blogun e tij. Facebook nuk po zgjerohet vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani të Madhe, por edhe në pjesë tjera të botës. Është paraqitur edhe versioni "i lehtë" i faqes për përdoruesit me lidhje të dobët interneti, dhe e gji tha kjo, vetëm për të stimuluar edhe ata të cilët jetojnë në vende si India e Brazili.