E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, 24 të varur për narkotrafikim

Lajmin e publikon një e përditshme e këtij vendi, e cila thekson se dënimi ndaj 24 personave është ekzekutuar më 30 korrik. Ndërkohë, Iran Human Rights, organizata që vepron kundër dënimeve kapitele në Iran, denoncoi autoritetet për fshehjen e lajmit që u bë i ditur vetëm sot.

Një precedent i tillë u regjistrua edhe më 20 korrik të këtij viti, ku u varën 20 narkotrafikantë të tjerë, dhe së bashku me të varurit e fundit, numri i përgjithshëm i të dënuarve në këtë mënyrë shkon në 219 që nga fillimi i këtij viti.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›