E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktoret dhe modelet që kanë pozuar nudo



Janë bërë të njohura falë talentit dhe sharmit që përcjellin, e megjithatë për të qenë në qendër të vëmendjes apo për të fituar disa para më shumë, kanë vendosur të pozojnë nudo për revistat e meshkujve, e kryesisht për të mirënjohurin “Playboy”. Shumë të tjera, nuk kanë pranuar të zhvishen për kopertinat, duke hequr dorë nga shuma të majme dhe nga komentet e adhuruesve. Por, cilat janë femrat më të guximshme të botës së kinemasë dhe spektaklit që kanë pranuar jo vetëm një herë, por shumë herë të zhvishen nudo?

Pamela Denis Anderson
E njohur për format e mrekullueshme trupore, për guximin e tepruar në publik, për martesa dhe partnerë pafund, nuk mund të ishte tjetër veçse Pamela Anderson. Ajo u bë e njohur në sajë të serialit “Baywatch”. Bukuroshja u zbulua gjatë një ndeshjeje futbolli në Vankuver, kur kameramani i stadiumit e fokusoi dhe më pas e zmadhoi fytyrën e saj në ekranin e madh ku u ndërpre ndeshja. Shumë shpejt ajo u bë imazhi i një kompanie birre. Më pas karriera e saj pasoi me “Bayatch” dhe gjithçka shkoi në rregull. Që prej vitit 2004, Anderson është shfaqur në kopertinën e “Playboy”-t, 11 herë.

Kim Besinxher
KA lindur më 8 dhjetor të vitit 1953 dhe që në moshë fare të vogël dyshohej se vuante nga autizmi apo ndonjë sëmundje psikologjike, por testet rezultonin negative. Në moshën 16-vjeçare fitoi çmimin “Athens Junior Miss” për këngën “Ë///ouldn't It Be Loverly”. Shumë shpejt u preferua nga “Ford Modeling Agency” dhe pas disa vitesh, Besinxher u shfaq në kopertinat e shumë revistave. Më pas preferoi të aktronte dhe në vitin 1970 luajti filmin “The Six Million Dollar Man”, “McMillan and Ë///ife”, dhe “Charlie's Angels”. Role të vogla pasuan në karrierën e saj kinematografike, derisa në vitin 1978 pozoi nudo për revistën “Playboy”.

Naomi

Pantera e Zezë ka lindur në vitin 1970 në Londër. Është bërë e njohur që në moshë të re falë fizikut të mrekullueshëm, por me kalimin e viteve është përballur me akuza të ndryshme për agresivitet dhe dhunë ndaj punonjësve të saj. Tashmë po përjeton një histori sentimentale me një nga njerëzit më të pasur në Rusi dhe ende nuk ka hequr dorë nga daljet e saj të bujshme në publik.
Përveç pozave të magjishme për “Playboy”, Naomi ka pozuar edhe për një sërë revistash të tjera prestigjioze si “Vogue” dhe herë pas here është shfaqur në klipet e këngëtarëve Jay-Z, Prince, Usher, Xhorxh Majkëll dhe Majkëll Xhekson.

Sindi Kraford

“Në punën time,” Thotë Kraford, “kam kuptuar atë që Sindi Kraford është një produkt. Kam vendosur se si do ta përdor suksesshëm imazhin tim. Është biznes”. Kështu është shprehur top-modelja Sindi Kraford, duke vlerësuar punën e saj gjatë viteve dhe eksperiencat për: Revlon, Pepsi, Omega, 24-Hour Fitness, Clairol Nice N' Easy. Ajo ka nxjerrë edhe parfume të sajit të quajtur: “Cindy Crawford Joyful”, “Cindy Crawford Waterfalls”, dhe “Cindy Crawford Feminine”. Me raste Kraford ka punuar edhe si aktore, por eksperienca e saj më e bukur është shfaqja e saj nudo për revistën “Playboy”. Përveç martesës me Riçard Gir, Sindi njihet edhe për shijet e saj për femrat.

Shenën Doherti

Ka lindur në 12 prill të vitit 1972 në Memfis të SHBA-ve dhe eksperienca e saj më e bukur ka qenë në debutimin e saj në vitin 1982 në filmat e animuar “The Secret of NIMH”. Më pas u angazhua me role të ndryshme në filma, por e njohur u bë nga roli i saj në serialin “Beverly Hills”. E njohur si një vajzë e drojtur, Shenën nuk nguroi të pranonte ofertën e “Playboy” për të pozuar nudo dhe të gjithë u surprizuan kur ajo u bë protagoniste e kopertinës për meshkuj.

La Toja Xhekson

Bukuroshja me ngjyrë jo për çdokënd është e njohur, megjithatë mbiemri jep një ndihmesë më tepër. Bëhet fjalë për La Toja Xhekson, motrën e madhe të këngëtarit Majkëll Xhekson. Ajo ka lindur në vitin 1956 dhe u bë e njohur pikërisht për faktin se vinte nga një familje e njohur në SHBA. Menjëherë pasi iu bë oferta për të pozuar në “Playboy” vendosi pa asnjë mëdyshje dhe realizoi fotografi të mrekullueshme nudo. Më pas fama e saj u zbeh ngadalë për shkak të shkëputjes nga bota e artit.

17 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›