Kriza ekonomike, armiku i vërtetë i qeverisë Karamanlis

>A do të ketë zgjedhje? Cilët janë faktorët që po e gremisin Greqinë në situatë kaotike
Retë me gaz lotsjellës, hedhja e gurëve dhe djegia e makinave në qytetet greke janë paralajmërime të zymta për investitorët e huaj ndaj përpjekjeve të shumta të grekëve për të bërë reforma dhe mund të pengojnë bizneset e reja të fillojnë këtu.
Greqia njihet prej kohësh për shpejtësinë me të cilën demonstrimet dhe grevat mund të paralizojnë vendin, qofshin ato protesta të thjeshta kundër reformave për pensionet apo përleshje të pakontrolluara nga të vetëquajturit anarkistë.
Por trazirat e fundit kanë qenë në një nivel të ri. Protesta që u shkaktuan fillimisht nga
vrasja e një 15-vjeçari nga policia, u kthye shpejt në një pakënaqësi të përgjithshme për gjithçka duke filluar nga taksat deri tek çmimet dhe mbështetja e qeverisë për industrinë bankare.
Për disa të huaj kjo ngjante me Parisin në vitin 1968. Rreziku për Greqinë qëndron në faktin se investitorët mund të largohen.
"Është e qartë se përleshjet janë një sfidë e vështirë për qeverinë, sidomos duke marrë parasysh traditën e grekëve lidhur me atë që disa njerëz theksojnë se është e pafrenueshme", deklaroi Chris Pryce, drejtori i sovereign ratings për Greqinë, në kompaninë "Fitch Ratings".
Ka gjithashtu disa prova se përleshjet kanë larguar investitorët.
Joanna Gorska, zyrtare e lartë në "Exclusive Analysis", deklaroi se bizneset e huaja mund t'i konsiderojnë tashmë në rrezik asetet e tyre në Greqi.
"Përleshjet në vazhdim dhe protestat masive vetëm rrisin perceptimin e rrezikshmërisë në rritje të ... sulmeve të dhunshme në asetet e tyre", deklaroi ajo.
Gorska vlerësoi se trazirat do të detyrojnë kryeministrin Kostas Karamanlis të thërrasë zgjedhje të parakohshme, por jo menjëherë. Megjithatë Pryce nga kompania "Fitch" deklaroi se priste që qeveria të vazhdonte dhe se kjo do të ishte më e mirë për investitorët sesa ta shikonin atë duke ia kaluar pushtetin partisë opozitare socialiste "PASOK".
"Sistemi politik grek është i fortë", deklaroi ai, duke shtuar se asnjëra nga dy partitë kryesore politike nuk ishin "ekstremiste".
Megjithatë ai shtoi se Partia Demokracia e Re ishte në një pozitë më të mirë për të bërë atë që duhej bërë.
Kriza ekonomike
Ndërkohë që faktorë të tillë si zemërimi lidhur me të shtënat dhe një marrëdhënie e ndërlikuar me policinë që daton që nga junta ushtarake në vitet '60 dhe në fillim të viteve '70 janë sigurisht në lojë, përleshjet kanë një ndikim të gjerë.
Sigurisht, ata po theksojnë vështirësinë që kanë pasur qeveritë e njëpasnjëshme greke në modernizimin e një ekonomie që është përballur me probleme madje edhe përpara se zona euro të shkonte drejt krizës.
Pothuajse çdo përpjekje për të bërë reforma është pritur me protesta të zhurmshme dhe trazirat aktuale mund të konsiderohen si një shembull i qartë i kësaj.
"Është një paralajmërim i problemeve të vërteta me të cilat po përballet ekonomia, ky element i rendimentit të ulët ka qenë i vazhdueshëm për njëfarë kohe", deklaroi Sarah Heëin, një ekonomiste e lartë në Standard Chartered.
"Frenimi i problemeve varet nga ndryshimet thelbësore. Ka një mungesë të konkurrencës dhe të reformave të gjëra strukturore që kanë nevojë të zbatohen", deklaroi ajo.Ndër problemet më të qarta janë një difiçit në llogarinë rrjedhëse e llogaritur nga Banka e Greqisë që mund të jetë 14 për qind e GDP-së dhe një sistem pensionesh që shumë njerëz mendojnë se të dështojë brenda pak vitesh.Ndërkohë dhuna mund të nënvizojë për disa njerëz vështirësitë për të bërë biznes në Greqi, ku tregtia është ndërprerë nga grevat që janë më pak të zakonshme në vende të tjera dhe ku asetet e huaja bombardohen ndonjëherë nga grupet anti-Perëndim.
Kosta Karamanlis: Nuk jap dorëheqje
Kryeministri grek, Kostas Karamanlis e përjashtoi mundësinë që të japë dorëheqjen ose të caktojë zgjedhje të parakohshme, ndërsa vendi është përfshirë nga një valë dhune pas vdekjes së adoleshentit 15-vjeçar të shtunën, i qëlluar nga policia. "Siç kam deklaruar edhe më parë, është shumë herët që të tërhiqem", deklaroi Karamanlis para gazetarëve në Bruksel, ku merr pjesë në takimin e krerëve të BE-së. Në këtë kontekst, por gjithashtu edhe në atë të "krizës shumë të vrazhdë financiare" kemi nevojë për dorë të përgjegjshme dhe të fuqishme, që duhet të menaxhojë, dhe për mua ky është prioriteti, dhe jo ndonjë skenar për zgjedhje të parakohshme ose për ndërrim të kryesisë, shtoi Karamanlis.
Vazhdojnë konfrontimet, 7 ditë protesta, paralizohet Greqia
E tensionuar ka qenë edhe dita e sotme në kryeqytetin grek Athinë, ku vazhdojnë protestat e nxënësve dhe grupeve e të rinjve.
Dy mitingje paqësorë që filluan në mesditë janë shoqëruar me konfrontime herë të vogla e herë të një shkallë më të madhe në rrugë të ndryshme të kryeqytetit grek, disa prej të cilave kanë qenë të bllokuara për shkak të këtyre protestave. Mijëra nxënës janë mbledhur në fillim në sheshin Omonia dhe të tjerë në zonën Propilea. Konfrontimet e para kanë shpërthyer në sheshin Sintagma kur një grup të rinjsh kanë sulmuar policinë më gurë, ndërsa në rrugën Akademia kanë hedhur bomba molotof. Policia është përgjigjur nga ana e saj më bomba me gaz lotsjellës .
Grupe nxënësish kanë hedhur gurë dhe kanë sulmuar më pas edhe disa rajone policie në zonat Kesariani, Koridhalos, Palio Faliro, Kamatero, Iliupoli, Neos Kosmos dhe Marathona. Ka pasur madje edhe një polic të plagosur.
Gjithashtu janë plagosur dhe dy nxënës, kur një makinë nuk ka ndaluar në një prej barrikadave që kishin ngritur grupet e të rinjve në rrugën Vuliagmeni.
Zjarri u është vënë gjithashtu nga grupet e të rinjve edhe zyrave të Lidhjes së Bankave ndërsa gjithë nënpunësit janë bllokuar në tarracën e ndërtesës ku është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ti shpëtuar. Gjithashtu të rinj me maska i kanë vënë zjarrin edhe një makine në qëndër të qytetit.
Prej orës 6 të mbrëmjes zhvillohet edhe protesta e grupve të organizatave studentore. Përsa u përket qyteteve të tjera në Janinë një grup të rinjsh kanë tentuar të hyjnë në Bashkine e qytetit. Ndërsa edhe ne Selanik ka pasur konfrontime të vogla përballë ndërtesës së Ministrisë se Maqedonisë dhe Trakës si dhe tëk komisariati i policsë në qëndër të qytetit ndaj të cilit grupe të rinjsh kanë hedhur përsëri gurë. Sot përsëri në mbi 100 shkolla të mesme nuk është zhvilluar mësimi.
Sot pritet të japin dëshmitë e tyre tek hetuesit e çështjes dëshmitarë okulare të vrasjes, mes të cilëve eshtë dhe një mjek që i ka dhënë ndihmën e parë djaloshit të plagosur për vdekje. Ndërkohë, sot nga Bruskeli kryeministri grek Karamanlis ka dhënë përsëri një konferencë shtypi ku u është referuar ngjarjeve të ditëve të fundit. Ai ka deklaruar se duhet të mendojmë me seriozitet dhe përgjegjësi për brezin e ri, sepse konfuzioni që ekziston sot është i rrezikshëm për demokracinë. Dhuna e ditëve të fundit ka qenë një dhunë e verbër e elementëve ekstremistë të cilët synojnë shkatërrimin e demokracisë dhe ligjet e saj tha ai.
Karamanlsi ka hedhur poshtë pikëpamjet ideologjikë që të çojnë tek dhuna duke e dënuar violencën e ushtruar nga këta elementë.
Sipas tij ndihma ekonomike që do u jepet të dëmtuarve është e mjaftueshme.
Ai madje ka shtuar se tani për tani nuk shikon nevojën e ndryshimeve në skemën qeveritare dhe këtu e kishte fjalën për postet e ministrit të Brendëshëm dhe zëvendësministrit të Rendit. Ky i fundit në një deklaratë në parlamëntin grek ka kërkuar falje për vrasjen e djaloshit 15 vjeçar në emër të policisë greke.
Kurse kryesocialisti grek Papandreu e ka quajtur përsëri përgjegjëse qeverinë për ngjarjet e ndodhura duke theksuar se ajo çka ka nevojë vendi tani është të zgjedhë ato forca të reja që do e çojnë vendin përpara, pra ka kërkuar zgjidhje të reja.
Ndërkohë gazeta Ta Nea publikoi sot lajmin se ushtria për tre ditë me radhë ka qenë