Serbia do të aplikojë për statusin e kandidatit në BE
/>Serbia duhet të aplikojë këtë vit për statusin e e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe përfshirjen në Listën e vendeve Shengen, bëri të ditur dje kryeministri serb Mirko Cvetkoviç, duke vlerësuar se Bashkimi Europian do të japë një përgjigje pozitive për kërkesat tona në vitin 2010.
Cvetkoviç sqaroi se zgjedhjet për Parlamentin e Bashkimit Europian janë pranë , dhe kjo të shtyjë për pak kohë diskutimet në lidhje me kërkesat e Serbisë, duke shtuar se kjo nuk do të shkaktojë pakënaqësi, pasi kjo dë të jetë çështje vetëm për pak muajt e parë të vitit 2010. Në një intervistë me kanalin televiziv Avala, kryeministri Cvetkoviç tha se këto dy aplikime do të përgatiten nga Këshilli për Integrime Europiane.