KE në prill vendos heqjen e vizave me Maqedoninë
/>Zëvndëskryeministri i Maqedonisë Ivica Bocevsi deklaroi në një konferencë për shtyp se në muajin mars ose në fillim të prillit, Komisioni Evropian do të vlerësoj për heqjen ose jo të regjimit të vizave për Maqedoninë.
Nëse vlerësimi do të jetë pozitiv, atëherë qytetarët e Maqedonisë do të munden të udhëtojnë pa viza drejtë vendeve të Bashkimit Evropian. Kështu Maqedonisë i mbetet edhe në mënyrë kompjuterike të bëjë lidhjen e të gjitha vendkalimeve kufitare. Do ta prezantojmë këtë plan", deklaroi Bocevski. Bocevski theksoi se zgjedhet e marsit do të jetë tepër të rëndësishme për procesin e integrimit të Maqedonisë në BE.