Krasniqi: Mund të kërkojmë hise në Luginën e Preshevës

/>Kryetari Kuvendit të Kosovës flet për mediat pas arrestimit të 10 shqiptarëve në Luginën e Preshëvës, Serbi
"Nëse Serbia vazhdon me politikën e tensioneve të vazhdueshme dhe cenimin e kufijve të Kosovës, nuk do të thotë që edhe shqiptarët s'kanë të drejtë të kërkojnë pjesën e hises së tyre", ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Nëse Serbia vazhdon me atakimin e tërësisë territoriale të Kosovës dhe keqtrajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, edhe Kosova mund ti kërkojë pjesët e saj që i takojnë, ka thënë sot kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Krasniqi i bëri këto deklarata si reagim ndaj një vale arrestimesh të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që u ndërmor nga ana e policisë së Serbisë.
Vetë ministri i Brendshëm i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, doli para publikut të mburrej me arrestimet e përcjella me keqtrajtime dhe plaçkitje të qytetarëve të Kosovës Lindore, shtetas të Serbisë, tha Jakup Krasniqi.
Zyrtari i lartë kosovar ka përdorur termin Kosovë Lindore për Luginën e Preshevës, duke bërë të qartë se Prishtina nuk do të pajtohet me keqtrajtimet e popullatës shqiptare atje dhe në rast se veprimet e tilla serbe vazhdojnë, ai tha se Kosova mund të kërkojë hisen e vet në Serbi.
Ju e dini që për Kosovën kufijtë janë të siguruar dhe të garantuar, por nëse dikush vazhdon me politikën e tensioneve të vazhdueshme dhe cenimin e kufijve të Kosovës, nuk do të thotë që edhe shqiptarët skanë të drejtë të kërkojnë pjesën e hises së tyre. Këto arrestime dhe prezenca e sforcuar militare serbe në Kosovën Lindore, janë në funksion të frikësimit të popullsisë shqiptare atje, por si në të kaluarën, as sot nuk do ta arrijnë qëllimin, deklaroi Krasniqi.
Ndërkohë, analisti Driton Lajçi thotë se tensionimi i gjendjes në Preshevë nuk mund të nënkuptohet se do të sjellë deri te ngritja e çështjes së Luginës së Preshevës dhe zhvillimeve në Kosovë në pjesën veriore. Lajçi preferon më shumë që bashkësia ndërkombëtare ti imponojë Serbisë zbatimin e standardeve për shqiptarët në Serbi, ngjashëm me ato që Kosova i aplikon për minoritetin serb.
Nuk e besoj se mund ta tërheqim një paralele të tillë, sepse nuk ka asnjë sinjal, asnjë dokument apo iniciativë nga askush se janë të gatshëm të tërheqin këso paralelesh. Këtë duhet parë në një kuptim tjetër. Serbia po e tregon fytyrën e vërtetë që e ka në raport me minoritetet e veta, sepse ne e dimë se Serbia kërkon për minoritetin e vet në Kosovë status, i cili nuk ekziston për asnjë minoritet në botë, e në anën tjetër në territorin e vet për minoritetet e veta ka standarde krejtësisht tjera, thotë Lajçi.
Ndërkaq, kryeparlamentari Jakup Krasniqi i ka quajtur veprimet e fundit të Serbisë si politikë antishqiptare dhe si vazhdimësi e politikës së Millosheviqit, që nuk ka arritur të shkëputet nga politikat e terrorit dhe gjenocidit.
Beogradi zyrtar, në vend që të sqarojë gjendjen e rreth dy mijë shqiptarëve të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë dhe ti dorëzojë mbetjet mortore, në vend që ti pranojë krimet e forcave serbe dhe ti ndjekë kriminelët e luftës, të cilët madje si në paradë marshojnë herë pas here drejt Kosovës, në vend që të kërkojë falje dhe të shtrijë dorën e miqësisë me shqiptarët dhe Republikën e Kosovës, ai në stilin e hajnit që thërret kapeni hajnin arreston shqiptarët, që të krijojë përshtypjen sikur ata ishin kriminelët dhe jo soldateska serbe, theksoi Krasniqi.
Mes tjerash, tensionet e fundit në Preshevë, sipas analistit Driton Lajçi, do të reflektohen edhe në ashpërsimin edhe më të madh të raporteve Kosovë Serbi, të cilat edhe ashtu nuk janë të mira.
Arrestimet e fundit, arrestime pa gjyqe - janë vazhdimësi e proceseve politike të kohës së Millosheviqit, të cilat është duke i kryer njeriu i Millosheviqit. Së dyti, këto do të ndikojnë në tensionimet e mëtutjeshme në relacionet Kosovë Serbi, vlerëson Lajçi.
Në anën tjetër, kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka kërkuar lirimin e qytetarëve të arrestuar dhe u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ti dënojnë veprimet serbe në Luginën e Preshevës.
*****************************************************
Daçiq: Arrestimet në Preshevë sjellin rrezik të sigurisë
Ministri i Brendshëm i Serbicë, Ivica Daçiq deklaroi se arrestimet e djeshme të 10 shqiptarëve në Preshevë tërheqin me vete rrezik të sigurisë, sepse mund të pritet "reagim i caktuar i atyre që janë goditur nga aksioni, dhe të cilët kanë marrë pjesë në krimet e luftës kundër serbëve".
"Ne vepruam sipas urdhërit të prokurorisë, ashtu siç kemi procesuar një numër serbësh në poste të rëndësishme në polici për shkak të krimeve kundër shqiptarëve", ka thënë ai.
Sipas Daçiq, çdo përkeqësim i situatës nuk shkon në favor të nevojës që shqiptarët të jenë pjesë përbërëse e shoqërisë në Serbi.
************************************************************
Të arrestuarit nga Lugina e Preshevës sot dalin para gjykatës
Nëntë pjesëtarë të ish UCK-së të arrestuar dje nga policia serbe në Luginë të Preshevës, sot pritet të dalin para gjykatësit hetues në Beograd njoftojnë mediat serbe. Ata janë të dyshuar se kanë kryer "krime në tre lokacione të komunës së Gjilanit" gjatë vitit 1999.
Ndërkaq Fatmir Sahiti gjendet në stacionin policor në Vranje dhe me te do të merret prokuroria e Preshevës.
***************************************************************Deputeti Halimi: Serbët kërkojnë të destabilizojnë Preshevën
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, vlerësoi se arrestimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nuk çojnë drejt stabilizimit të situatës në këtë rajon.
Ai tha se "ishte absolutisht e panevojshme që në aksionin e arrestimit të marrin pjesë më se 100 pjesëtarë të xhandarmerisë, me bllokim të rrugëve dhe me keqtrajtimin e banorëve", komentoi Halimi për gazetarët në Kuvendin e Serbisë.
Sipas tij, "dikujt i leverdis që në jug të Serbisë, kohë pas kohe, të ngrihet temperatura, për të arsyetuar përdorimin e xhandarmerisë".
Deputeti Halimi tha më tej se "absolutisht, kjo nuk është në rregull dhe nuk i kontribuon stabilizimit të këtij rajoni" dhe theksoi se aksioni i arrestimit ishte realizuar me shumë tejkalime të autorizimeve zyrtare, me ç'rast është rrahur një i ri dhe "ka pasur provokime policore të pjesëtarëve të xhandarmerisë".
Sipas tij, "shqyrtimi i rasteve penale të periudhës së mëhershme duhet të bëhet në procedura normale".