Kriza ekonomike dhe shpenzimet e fushatës
Në vigjilje të zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit 2007, në cilësinë e gazetarit iu drejtova me një shkresë zyrtare dy partive kryesore; demokratëve në pushtet dhe socialistëve në opozitë. Kërkesa ishte shumë e thjeshtë. Dëshiroja një informacion zyrtar mbi situatën ekonomike në të cilën këto dy parti ndodheshin në prag të fushatës. Po insistoja të mësoja se sa kanë parashikuar të shpenzojnë për zgjedhjet dhe cili është buxheti që ka në kontroll secila parti, ende pa rënë gongu i fushatës.
Isha pothuajse i vetëdijshëm se nuk do të merrja një përgjigje të sinqertë, por zgjodha të mos i paragjykoja. Ndoqa rrugën e një komunikimi zyrtar me dy parti; njëra që drejtonte institucionet e shtetit dhe tjetra që pak kishte që përfundoi tetë vite në këto pozita. Prita një muaj, por nuk mora asnjë përgjigje. Bënë sikur nuk e panë, sikur nuk e lexuan… Në mos, mund ta kenë hedhur në koshin më të afërt. U mjaftuan me faktin se nuk kanë detyrim të mirëfilltë ligjor për të kthyer një përgjigje. Për aq kohë sa dokumentacionet financiare të një partie politike nuk futen në kategorinë e dokumenteve zyrtare ku shtrin ndikimin ligji për të drejtën e informimit të publikut, gjithçka rrotullohet te "detyrimi moral". Por askush nuk e kishte mendjen te shkresa e "Shqip"-it. Kishte ardhur momenti.
Fushata filloi e egër. Dy partitë angazhuan me shpejtësi të jashtëzakonshme konsulentë të huaj. Paratë mbinë nga dheu. Posterat dhe banerat e mëdhenj mbuluan rrugët, rrugicat. U ngjitën deri sipër pallateve. Filluan fjalimet, premtimet, akuzat dhe kundërakuzat. U tha sërish se u blenë vota, u paguan mitingashë, u hodh asfalt e çakëll nëpër rrugica. Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, sulmoi ashpër liderin e opozitës, kandidat për Bashkinë e Tiranës, duke e akuzuar se ishte i përfshirë në superafera korruptive. Ky i fundit nuk hezitoi t‘ia kthejë akuzat mbrapsht, duke konstatuar se Kryeministri kishte dështuar në luftën e tij antikorrupsion. Me premtimin se do të çrrënjosnin korrupsionin dhe informalitetin, që të dy ju drejtuan kutive të votimit dhe shqiptarët dhanë verdiktin.
Pas "uraganit" të zgjedhjeve, të gjithë kthyen sytë te rezultati. Dëshmia e vetme e një fushate me shpenzime marramendëse kishin mbetur posterat gjysmë të shqyer që vareshin nëpër rrugë. Nuk pyeti njëri për kostot. Nuk tha njeri nga erdhën paratë. Nuk mori vesh njeri sa ishin dhe kush i mori. As kërkesa zyrtare e "Shqip"-it drejtuar partive nuk mori një përgjigje. Gjithçka vazhdoi si më parë, me një ndryshim të vetëm. U shënua një betejë. Dikush fitoi, një tjetër humbi. Pak kohë më vonë, "Transparency International", e shqetësuar për mungesën e transparencës së partive, konstatoi se zgjedhjet e 18 shkurtit dhe fushata e tyre ishin më të kushtueshmet e zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Sërish partitë heshtën. Edhe këtë herë nuk dëgjonin.
Dy vite më vonë, ndodhemi 25 ditë nga fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009. Asnjë prej partive kryesore të politikës nuk ka bërë katharsis paraelektoral për të treguar xhepat. Teksa konfirmoi humbjen e besimit, as "Shqip"-i nuk u ka nisur partive një tjetër shkresë zyrtare për transparencë. Nuk bën më punë. Ngjan si diçka e tepërt t‘u kërkosh partive të veprojnë në emër të një morali të pastër për diçka që nuk jua detyron ligji. Berisha, Rama, Meta, Mediu e me radhë vazhdojnë të flasin për luftën ndaj korrupsionit. Programet e tyre elektorale të ngjyrosura me slogane premtojnë të shfarosin një herë e mirë këtë plagë. Por në asnjë faqe të tyre nuk thuhet se këto parti kanë detyrimin të çrrënjosin praktikat korruptive në mënyrën se si funksionojnë. Në asnjë faqe nuk thuhet se këto parti kanë detyrimin publik t‘u tregojnë shqiptarëve "kapilarët" e financimit.
Me logjikën se korrupsioni fillon atje ku mbaron partia, i japin kështu "oksigjen" një mekanizmi tërësisht abuziv dhe informal. Duke u zgjatur jetën lidhjeve të errëta të varësisë së plotë me biznesin, këto parti vënë në dyshim thelbësisht se kë përfaqësojnë në Kuvend. Ndaj, përpara se të na kërkojnë votat, ato duhet të na zbardhin kontratat e vjetra financiare me kompanitë e huaja të konsulencës. E nëse nuk e gjykojnë të mundur ta bëjnë këtë, duhet të na tregojnë se me çfarë parash po e bëjnë fushatën, kujt ja kanë marrë dhe kujt do t‘ia japin. Duhet të marrë fund njëherë e mirë parada e premtimeve boshe për një luftë antikorrupsion. Korrupsioni fillon brenda partive politike. Nëse nuk çrrënjoset që aty, çdo deklaratë është false. Çdo premtim është bosh. Çdo Kryeministër apo kandidat për Kryeministër, çdo deputet apo kandidat për deputet, në mos objekt, është të paktën dëshmitar i një transaksioni në të zezë brenda familjes së tij politike. Për aq kohë sa ai nuk vepron, nuk është në gjendje të luftojë as korrupsionin jashtë familjes së tij politike.
Në situatën ku jemi, kushdo që merr flamurin e antikorrupsionit ka vetëm një qëllim. Të marrë një votë më shumë me parimin se "korrupsion është ajo që bën t‘i, jo ajo që bëj unë". Nëse duan të bëjnë një garë të vërtetë, nëse duan të marrin një votë me shpresë, partitë duhet të bëjnë katharsis. Nuk është vonë për këtë. Asnjëherë nuk është vonë të bësh transparencë. Vetëm një garë me duar të pastra është një garë e ndershme. Ndaj, shqiptarët duhet të kenë shansin të kuptojnë se në xhepat e kujt futen duart e partive politike. Në të kundërt, do të na mbetet këtë herë të shohim me kureshtje nëse do ndikojë apo jo kriza ekonomike te fushata elektorale…