RAMA MERR RREZIKUN NE SY..DHE BEN SCOOP
Në ndryshim nga Berisha, Rama nuk nxjerr nga goja gjëra, të cilat mund të jenë xhevahire për gazetarët. Me fjalë të varfëra, ai nuk para prodhon lajme në shfaqjet e veta publike apo televizive. Në këtë kuptim, Fevziu, Balla, Baze, Xhunga, Çani, Vasili, Dudushi, Peza, Babaramo, e të tjerë moderatorë talk-show-sh, nuk duhet të jenë shumë të lumtur kur e kanë Ramën në studio, pasi ky i fundit nuk i ndihmon t‘u përmendet emri të nesërmen nëpër gazeta. Që të gjithë bëjnë çmos të nxjerrin prej tij ndonjë scoop me lloj-lloj pyetjesh e ndërhyrjesh, dhe Rama, bash sikur të dojë të lozë me këtë merak të tyre, thotë çdo gjë, por jo atë që ata duan të dëgjojnë. D.m.th. nuk thotë news. Kjo punë, më shumë se sa e keqja e gazetarëve, të cilët "memecëria" e Ramës i lë në terr, është e keqja e këtij të fundit, i cili jep kështu idenë ose të njeriut që nuk di të shprehet troç e qartë, ose të njeriut që don të fshehë gjëra. Mund t‘i ish përgjigjur në një mijë mënyra interesit të gazetarëve mbi Fatos Nanon, mbi kandidimin e tij për deputet, mbi kandidimin e tij për kryeministër, mbi mandatin e tij si kryetar bashkie, mbi lejet e ndërtimit të marra nga Delijorgji, mbi marrëdhëniet e djeshme, të sotme e të nesërme me Ilir Metën, etj, etj, por çuditërisht, për secilën sosh Rama shkon e gjen një përgjigje të njëmijë e njëjtë, bash atë që nuk i thotë ndonjë gjë të madhe publikut.
Nuk dihet se "ç‘magji" i kanë bërë parmbrëmë në studion e Fred Pezës, por më në fund Edi Rama e dha një lajm "bombë": në rast se PS-ja humbet zgjedhjet e qershorit, ai do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të kësaj partie. Rama bën vaki që të jetë menduar shumë përpara se ta thotë këtë gjë, dhe është e çuditshme se si nuk i shkon në mendje (nëse nuk i shkon), se një deklaratë e tillë nuk e dëmton asnjë çikë. E vërteta është që, edhe sikur të ketë dëm prej kësaj deklarate në këto zgjedhje (nuk ka se si, por le ta zëmë se ka dëm), ai do të duhej ta thosh, prapëseprapë; do të duhej ta thosh në respekt të statutit të partisë së vet e në respekt të deontologjisë së politikës së re aq shumë të bërtitur prej tij: në botën e demokracive normale, leader-i që humbet, largohet. Italiani Berlusconi është një përjashtim që përforcon rregullin, ndërsa shqiptari Berisha s‘është fare përjashtim; ai është rregull më vete (por në një botë tjetër amá, në një botë jo demokratike). Përveç kësaj, aspekti "shtrëngues" ka lidhje dhe me një situatë konkrete: Rama ka patur në dispozicion katër vite të plota, në harkun e të cilave ka bërë çfarë ka dashur brenda e jashtë partisë, ka patur kohë të bëjë programe, të ndërtojë një profil të vetin prej udhëheqësi, t‘i japë partisë ngjyrën e vet, t‘i japë opozitës formën e përmbajtjen që ai ka dashur, të ndërtojë një koalicion sipas shijeve të veta, të kushtëzojë sa s‘ka ku të shkojë politikën nacionale (ka ndryshuar kushtetutën me një të rënë të lapsit, ka bërë kodin elektoral, etj). A mos duhet vallë që t‘i japim dhe katër vite të tjerë? E pse u dashka bërë kjo?
Por edhe nëse Rama do të injoronte aspektin "shtrëngues" në një rrethanë të tillë, edhe nëse ai pra s‘do të kish "nge" të jetonte mes kokëçarjesh deontologjike e do ta kish mendjen në mënyrë egocentrike veç tek vlera më e madhe se sa një e thyesës qar/qeder, një qasje e tillë do të ishte megjithatë shumë e këshillueshme. Ka shumë zëra që pretendojnë se Rama është njësoj si Berisha, d.m.th. ai ka po atë marrëdhënie epsharake me pushtetin, ai as që e ka ndërmend të shkulet prej kolltukëve, ku është ulur apo ku ka ndërmend të ulet, ai po ngre një establishment drejtues të PS-së me synimin që askush nga brenda të mos ketë gojë t‘i thotë "hap rrugën tani!" në rast humbjeje, ai ka planifikuar të rrijë edhe nja 20 vjet të tjera në komandë të gjërave në këtë vendin tonë të mjerë, etj, etj. Kanë qenë aq këmbëngulës këta zëra, sa unë, edhe pse nuk kam jetuar e nuk jetoj fare me frikëra të kësaj natyre, në disa mjedise kam deklaruar se shkrimi im i parë pas zgjedhjeve të humbura prej PS-së do të ketë për titull: Rama, koha juaj mbaroi! Rama mund të ma digjte këtë shkrim duke fituar zgjedhjet; tani ma dogji dhe duke i humbur (larg qoftë!).
Kjo deklaratë pra ishte e rëndësishme dhe e dobishme në radhë të parë për atë vetë. Ai duhet t‘ua thotë vazhdimisht këtë gjë shqiptarëve; duhet t‘ua thotë, jo vetëm si një provë të një raporti sportiv e të shpenguar me pushtetin, por edhe si një sfidë. Të gjithë ata udhëheqës politikë, që deklarojnë in advance largimin e tërheqjen pas humbjes, nuk është se me këtë thjesht paralajmërojnë një ngjarje; ata në fakt u hedhin zgjedhësve dhe dorashkën e sfidës. Në një farë mënyre duan t‘i vënë në sedër zgjedhësit, duan t‘i prekin a t‘i lëndojnë. E tok me këtë, duan dhe t‘i lënë pa alibi një ditë të nesërme: "Doni të më keni kryeministër? Votomëni, atëherë! Nuk doni të më votoni? Epo s‘do keni rast tjetër ta bëni këtë. Pas humbjes, unë ju lë shëndenë".