Ndalohet martesa e vajzave nën 18 vjeçe
Një prej ministrave të qeverisë së Arabisë Saudite tha dje se shteti i tij mund t‘i ndalojë me ligj martesat e vajzave me moshë nën 18 vjeçe. Qëndrimi erdhi pas zhurmës së shkaktuar nga rasti i një vajze tetëvjeçare, që duhej të martohej me një burrë mbi të dyzetat, i cili tërhoqi vëmendjen e publikut ndërkombëtar, duke vënë njëherësh në pozitë të vështirë mbretërinë saudite. Ministri i Drejtësisë tha se po shqyrtohej mundësia e ndalimit të martesave për vajzat nën moshën 18-vjeçare.