E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do të rishikohet dënimi i reporteres amerikane

Autoritetet shtetërore iraniane bënë dje me dije se do të rishikonin dënimin me tetë vite burgim të dhënë për gazetaren amerikane, Roksana Saberi, e cila u dënua nën akuzën e spiunazhit në dëm të Iranit. Ministri i jashtëm japonez, Hirofumi Nakasone, i cili gjendet për një vizitë zyrtare në Iran - mamaja e reporteres është japoneze - tha se qeveria e tij po e ndiqte nga shumë afër çështjen "Saberi". Gjatë një interviste të përbashkët, analogu i tij iranian tha se shteti i tij do ta rishqyrtonte çështjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›