Piratët shtien në dorë anijen greke
Piratët somalezë arritën të shtien në dorë një tjetër anije, kësaj here me flamurin grek. Mendohet se stafi i saj, i përbërë kryesisht nga ukrainas, ra në duart e piratëve pa pësuar ndonjë viktimë. Sulmi mbi anijen greke erdhi vetëm pak orë pasi një luftanije portugeze ndali një sulm të piratëve kundër një anijeje norvegjeze. Anija greke, "MV Ariana", transportonte 35 mijë tonë sojë, dhe po udhëtonte nga Lindja e Mesme në Brazil, në çastin që u mor peng nga piratët somalezë.