Kriza ekonomike dhe sindikata e terrorit
Prej më shumë se tre muajsh, Greqia dhe kryeqyteti i saj, Athina, është shndërruar në palestrën ku po stërviten skuadrat e reja të terrorit të markës së kuqe. Në fakt, për të qenë realistë, dhe nëse do këshilloheshim me njohës të Marksit, do zbulonim se grupet e sotme të sulmit, ato që ishin benzina e dhjetorit 2008 në Greqi, pak kanë të bëjnë me teorinë marksiste. Këto grupe janë të orientimeve anarkisto-trockiste dhe manteli i kuq që kanë veshur, është trashëguar nga grupet paraardhëse, nga kanë marrë edhe taktikat dhe metodat operacionale. Në Greqi quhen "Sekti i Revolucionarëve" dhe janë pasardhës shpirtërorë të grupit "17 Nëntori"; në Itali quhen "Brigadat e Kuqe të Reja". Në Spanjë, separatistët baskë të ETA-s nuk pranojnë kapitullimin, ndërsa në Irlandë e Gjermani, herë nën veshje të karakterit ideologjik dhe herë më flamurin nacionalist, nuk kanë munguar ëndrra ose tentativa për organizimin e ish-RAF (Rotte Arme Fraksion) në Gjermani, ose IRA (Irish Republikan Army) në Irlandë.
Trashëgojnë përvojën e luftës guerrile të mësuar në shkollat e shërbimeve sekrete të ish-lindjes komuniste ose në betejat kombëtare, si dhe kanalet e furnizimit me armë të paraardhësve të tyre. Janë të pamëshirshëm në ushtrimin e terrorit, duke përzgjedhur në mënyrë selektive objektivin e tyre, ku preferencialë janë përfaqësues të shtyllave të sistemit, ideologë ose forca të rendit. Janë vështirë të identifikueshëm, pasi janë vendas dhe përfitojnë nga njohja e terrenit ku lëvizin. Gëzojnë përkrahjen dhe simpatinë e sektorëve të caktuar të shoqërisë, ç‘ka u mundëson lëvizjen nga lufta e fshehtë, në protestat masive dhe tretjen mes turmave. Mbartin virusin e kundërshtimit të sistemit, të trashëguar nga anarkistët rusë të fillim shekullit të kaluar, dhe shfaqen me parulla marksiste, duke u dhënë karakter populist lëvizjeve të tyre.
Fillesat e tyre ndodhën në lëvizjet revolucionare ruse, në Rusinë e fillimshekullit të XX, të para e pas Revolucionit të Tetorit. Ideja e Leninit se "një grup revolucionarësh të disiplinuar, mjafton të thyejë sistemin", ishte thënë në prag të dëshpërimit, pasi Eduard Bernshtejni (teorikisht në vitin 1899) dhe socialdemokratët gjermanë, po vërtetonin se socializmi mund të aplikohej edhe brenda sistemit. Por Lufta e Parë Botërore ishte një shans për ekstremistët e majtë. Ky qe edhe terreni ku lulëzuan grupet e terrorit menshevik, eser, bolshevik etj. Vrasjet e para-revolucionit dhe vazhdimi i këtyre veprimtarive edhe pas fitores së tij, madje edhe kundër bijve të tij (Lenini e provoi në lëkurë) tregoi se djalli kishte dalë nga shishja dhe siç po duket, ende dhe sot e kësaj dite vështirë të futet prapë.
Në konstelacionin e terrorit, dy janë vendet që kanë shkëlqyer jo më pak se shokët dhe që na interesojnë më tepër si fqinjë që i kemi, Italia dhe Greqia. Lufta e Dytë Botërore dhe ndarja e botës pas mbarimit të saj, la jashtë kampit të majtë këto dy vende, me traditë të luftës radikale e shpesh civile brenda shoqërisë.
Italia kishte provuar për 22 vjet fashizmin dhe Partia Komuniste Italiane kishte pësuar humbje të mëdha në radhët e saj, të cilat instalimi i sistemit demokratik dhe pranimi i rregullave të lojës nga udhëheqja e saj, nuk i linte mundësi hakmarrjeje ndaj kundërshtarëve të deridjeshëm. Segmente të caktuara të saj, që nuk ishin dakord me zgjedhjen e bërë, ishin humusi ku u rritën "Brigadat e Kuqe". Kjo organizatë do ketë në historinë e saj vrasje funksionarësh, vënie bombash dhe deri rrëmbimin e vrasjen e Kryeministrit.
Në Greqi, formacionet e udhëhequra nga Partia Komuniste Greke, ishin edhe ato që kryesisht bënë luftën kundër fashizmit. Sakrificat dhe jetët njerëzore që paguan, i jepnin të drejtën morale të drejtimit të vendit, madje kishin krijuar edhe strukturat e gatshme për qeverisjen e vendit. Por ndarja e botës në Jaltë, i dha fitoren në tavolinë të djathtëve grekë, dhe veç kësaj e ekspozoi anëtarësinë e Partisë Komuniste ndaj vrasjeve, internimeve në ishujt e shkretë dhe dëbime nga vendi. Kalimi i Greqisë prej mbarimit të luftës e deri në rrëzimin e Juntës së Kolonelëve, për gati 30 vjet nëpër regjime autoritare dhe diktatura, gjendja vazhdimisht nën presionin e shtetit, ishte shkaku për lindjen e grupeve të ekstremit të majtë ku më jetëgjati, është "17 Nëntori", në historikun e të cilit janë vrasje diplomatësh, policësh dhe politikanësh.
Fundi i Luftës së Ftohtë, solli atrofizimin e burimeve lindore nga ushqeheshin dhe zbehjen e motivit ideologjik të ekzistencës së tyre. Por kriza e fundit, për veçoritë e të kaluarës së tyre, ka sjellë një riaktivizim të celulave anarkiste në Itali dhe Greqi, me emra të rinj, por vazhdimësi në objektiva e metoda. Aktualisht është herët për të folur për një shtrirje masive të tyre. Që të ndodhë ky fenomen, duhet një dobësim i shtetit; humbje e besimit në forcën reaguese të tij ndaj dhunës ekstremiste; atrofizim të aftësive përshtatëse ndaj sfidave të kohës. Në Evropë, ende nuk është parë një dobësim i këtij roli. Në rastin më ekstrem, Greqia, forcat e rendit e përballuan trysninë pa rënë në panik, ndërsa qeveria dha shpresë për fillimin e ndryshimit duke zëvendësuar 9 ministra në fillim të janarit të këtij viti.
Greqisë do t‘i duhen ende vite të bëhet e banueshme për të rinjtë e saj që kanë studiuar në perëndim dhe Amerikë, por fillimi është shpresëdhënës. Ndërsa Italia me zgjedhjet e sapobëra, dhe fitoren e tyre nga një biznesmen i suksesit, jep shpresa rilëshimi të ekonomisë, stanjacioni i së cilës shpesh është shkak motiv i fortë për reagime të dhunshme në këtë vend. Vrasja e juristit Marko Biaxhi në kohën e qeverisjes së 4-t të Berluskonit në programin e të cilës ishte bashkautor, tregoi se "Brigadat e Kuqe të Reja", nuk janë indiferente. Djegia para dy vjetëve e "Korso Buenos Aires", rruga kryesore tregtare e Milanos, palestrimi i herëpashershëm i të rinjve të qendrave sociale, serbatorë të anarkistëve, me policinë, janë shenja se pritet vetëm shkaku dhe një situatë më e favorshme për të shpërthyer zjarret e ferrit në kurriz të forcave të rendit. Kur këto andralla ja sillnin qeverisjes majtiste të Prodit, kuptohet kënaqësia që do kenë po të kenë rastin të ndezin qytetet nën qeverisjen e Berluskonit. Nëse do ringjallen, do ta vendosë ristartimi i ekonomisë italiane, që ka 9 vjet në vendnumëro. Megjithatë, personazhe të jetës guerrile italiane, kanë shkuar të takojnë, përgëzojnë, marrin eksperiencë dhe premtuar përkrahje anarkistëve grekë.
Një rëndim i situatës ekonomike për shkak të krizës dhe fillimi i protestave dhe pakënaqësive masive, do jenë terreni ku pinjollët anarko-trockistë kanë ambientin e tyre historik për të vepruar. Kjo do sjellë patjetër rendimin e krizës, përtej parametrave që do shkonte në një situatë normale. Teoritë moderne ekonomike kanë vërtetuar se ndër katër faktorë që shkaktojnë një krizë, dy prej tyre janë psikologjikë dhe kanë të bëjnë më humorin e popullsisë. Aq më tepër, një situatë pasigurie, frikësimi i sipërmarrësve dhe elitave drejtuese, patjetër që do sjellë një rëndim dhe vonesë në gjetjen dhe aplikimin e rrugëzgjidhjes. Le të shpresojmë që qeveritë e fqinjëve tanë, të cilët janë edhe sponsorët e ndihmësit tanë më të mëdhenj, do jenë në gjendje të kontrollojnë situatën. Ky do jetë edhe faktori që kriza te ne të ndihet sa më pak.