Suedi, martohet Princesha Viktoria
Lajme "të nxehta" nga Stokholmi i ftohtë. Më në fund, hirushja e Suedisë e gjeti princin e saj të kaltër. Ajo është fejuar zyrtarisht me 35-vjeçarin Daniel Westling, ish-instruktori i saj personal dhe pronar i disa palestrave elegante në Suedi. Lajmi është bërë i ditur që në orët e para të mëngjesit nga shtypi vendas. "Më 24 shkurt, pallati mbretëror shpall zyrtarisht fejesën e Princeshës Viktoria dhe të Daniel Westling. Dasma do të zhvillohet pas një viti", shkruanin pjesa më e madhe e gazetave. Pas pak orësh, në pallatin mbretëror është mbajtur një konferencë për shtyp, ku lajmi u bë zyrtar, ndërsa dasma do të zhvillohet në fillim të verës 2010. Kryeministri suedez ka bërë të ditur se sipas Kushtetutës vendase, qeveria duhet të aprovojë fejesën zyrtare të çdo pjesëtari të familjes mbretërore dhe kështu, pas pak kohësh, djaloshi borgjez Daniel Westling do të marrë titullin Princi Daniel, ose Duka i Vastergotland. Më në fund, ky lajm u jep fund zërave që qarkullonin prej shumë kohësh mbi lidhjen e princeshën 31-vjeçare dhe instruktorit personal.
Lajmi pritej prej kohësh. Të gjithë e dinin se vajza e parë e Mbretit Gustav dhe Mbretëreshës Silvia kishte një lidhje serioze me Danielin që prej 2002-shit, pasi në korrik të po atij viti ai ishte transferuar në pallatin mbretëror. Në fillim Viktoria dukej se nuk ishte e gatshme për t‘u martuar, por pas 7 vjet e gjysmë lidhje, vendosi të hidhte hapin e madh. Në fakt, nëse Viktoria nuk do të martohej, as e motra, Madalein, nuk mund ta bënte një gjë të tillë, sepse në monarkinë suedeze është vendosur rregulli që vajza e dytë mund të martohet vetëm pas të parës.
Daniel është një djalosh serioz. Edhe pse shumë i ri në moshë, vetëm 35 vjeç, është pronar i disa prej palestrave më shik të mbretërisë. I cilësuar si një burrë i rezervuar e fjalëpakë, duket se ka fituar jo vetëm zemrën e princeshës bukuroshe, por edhe respektin e gjithë familjes mbretërore. "Sot është një ditë e madhe për ne. E kemi njohur shumë mirë Danielin dhe e dimë se është një njeri i rafinuar, që punon shumë dhe me seriozitet", ka komentuar Mbreti Gustav, i cili shpresonte që ta martonte të bijën me ndonjë djalë të një rangu më të lartë dhe përpiqet ta fshehë zhgënjimin e tij. "Është një burrë plot energji dhe shumë i vëmendshëm. Jam e bindur se do të jetë një shok shumë i mirë për Viktorian. Është i thjeshtë, i ndjeshëm dhe shumë i zgjuar. Familja jonë e pret me krahë hapur", thekson bashkëshortja e sovranit suedez, Silvia. E ndërsa shtypi i përditshëm parashikon një dasmë madhështore, princesha duket rrezatuese përkrah bashkëshortit të ardhshëm në faqen e internetit të pallatit mbretëror. "Me Danielin ndihem e sigurt, dashuria jonë është forcuar edhe më shumë me kalimin e viteve", pohon Viktoria, jeta e së cilës nuk ka qenë e thjeshtë gjatë viteve të adoleshencës. Në të shkuarën ajo ka vuajtur nga anoreksia. Viktoria ka qenë një vajzë e turpshme dhe shumë e mbyllur, e si pasojë ka kaluar një adoleshencë të vështirë. Ajo ka treguar se disa vite më parë ka qenë "viktimë" e dhunës dhe arrogancës në shkollë, sepse vuante nga disleksia, njësoj si i ati, Gustav. Shokët e klasës e vinin në lojë kur fillonte të lexonte me zë të lartë dhe kështu ajo mendonte se ishte budallaqe dhe e ngathët. "Për të shkolla ishte zbavitëse, por njëkohësisht edhe shumë impenjative. Kur një person ka vështirësi kur lexon dhe shkruan, gjërat mund të bëhen shumë të ndërlikuara. Disleksia mund të duket e thjeshtë për t‘u përballuar, por nuk është aspak kështu", është shprehur ajo gjatë një konference për shtyp.
Gazetat kanë treguar se pasi familja mbretërore zbuloi këtë shqetësim, pajtoi një mësuese speciale për të ndihmuar Viktorian, e cila pak nga pak e kaloi problemin.
Anoreksia ka qenë armiku më i rrezikshëm që princeshës i është dashur ta mposhtë për të rigjetur sërish qetësinë. Viktoria u sëmur në 1997-ën, pasi iu nënshtrua një diete shumë të fortë. U nevojitën dy vjet dhe gjithë dashuria e familjes që princesha të rimerrte veten. Pas refuzimeve të para, mbreti dhe mbretëresha, pranuan se vajza e tyre vuante nga një shqetësim dhe e dërguan në Amerikë për t‘u kuruar e për të përfunduar universitetin. Viktoria u kthye në shtëpi shëndoshë e mirë, e gatshme për ta ndarë publikisht eksperiencën e saj dhe për të ndihmuar vajzat që vuanin nga kjo sëmundje. Tani që e keqja kaloi, mund t‘i përkushtohet me mish e me shpirt Danielit dhe martesës që do të bëhet vitin e ardhshëm.