Më në fund e kuptuan rrugën
Ja që më në fund e kuptuan rrugën. Dikush mund të thotë thatë dhe prerë: shumë vonë. E rëndësishme është që e kuptuan pas disa vitesh, pas mijëra e mijëra fjalësh të çoroditura, të thëna si ne jerm. Jermi i hesapit të vogël politik të ditës e kishte fituar dukshëm luftën mbi logjikën se, rruga Durrës-Kukës ishte më shumë se rrugë, ishte më shumë një infrastrukturë e zakonshme, më shumë se korrupsion e më shumë se politikë e vogël, por tashmë një detyrim shtetëror madhor dhe provë e mendjes së kthjellët, që duhet të qeverisë nesër, ashtu sikurse duhet ky vend i drobitur nga thashethemi i vockël i partive të vjetra.
Kur Ilir Meta vizitoi rrugën Durrës-Kukës, sinqerisht u ndjeva mirë. Jo rastësisht dhe jo në mënyrë subjektive. Pra, nuk u ndjeva mirë, sepse atje ishte një lider dhe mik, me të cilin ndajmë sfida politike të përbashkëta, por sepse më në fund, ashtu si të gjithë shqiptarët e tjerë, pamë të gjithë një konceptim politik dhe shtetëror krejt të ri për këtë vepër madhore. Të gjithë, pas fjalëve të Metës, ndërtuam një marrëdhënie të re me rrugën, shumë më të qartë dhe më të vërtetë.
Duam apo nuk duam ne, deri përpara këtij momenti, kishim vetëm dy këndvështrime aspak shtetërore, dritëshkurtra e të politizuara deri në neveri. Ishin pikërisht këto dy këndvështrime, PD dhe PS, që krijuan një raport plotësisht anormal me rrugën që quhet e shekullit dhe kanë të drejtë që e quajnë kështu. Kishim një ekzaltim të shfrenuar të Berishës, që e konsideron rrugën një pronë të tij politike dhe ekonomike, një qëndrim që ideologjizonte pa kufi raportin me të, si dhe ndërtimin e një komunikimi tërësisht jotransparent e të politizuar të gjithçkaje që kishte të bënte me të. Për Berishën, rruga ishte jo një investim i shqiptarëve dhe i taksave të tyre, por shëmbëllente me një investim të kryer me kursimet e familjes së tij, duke e personalizuar në kufijtë e bezdisë. Dhe për këtë arsye, ka pasur edhe shqiptarë që, të lodhur nga një propagandë e tillë violente politike e pa argumente, ndërtuan një raport psikologjik të vështirë me të. Ky ishte edhe qëndrimi karakteristik i Berishës për të pronësuar dhe politizuar rrugën, e bashkë me të, për të bërë nul sakrificën kombëtare të çdo shqiptari në ndërtimin e saj, ndonëse janë pikërisht ata që po e ndërtojnë rrugën me paratë e tyre.
Por për mijëra e mijëra shqiptarë të tjerë kishte edhe një qëndrim tjetër të pandryshuar, i cili u hodh mijëra herë në treg nga Rama. Ishte ai i mallkimit korruptiv mbi rrugën dhe i asgjësimit të vlerës së saj, vlerë që shkon përtej kufijve kohorë biologjikë të politikës dritëshkurtër të ditës, të emrave konkretë të politikanëve. Rama dhe të tijtë nuk folën kurrë për vlerën shumëdimensionale të rrugës, për raportet e reja mes hapësirave shqiptare, nivelin e jashtëzakonshëm teknologjik si një vepër moderne e infrastrukturës rrugore në Shqipëri. Rama e simbolizoi rrugën me një kryevepër të korrupsionit, pra, duke e konceptuar krejt shtrembër e duke kontribuuar që njerëzit të krijonin një raport të gënjeshtërt, anormal dhe negativ me të. I gjithë ky kurth politik, që zgjati shumë dhe që nuk kishte asnjë lidhje me realitetin e gjërave, pati fund të qartë me vizitën e Metës në rrugën Durrës-Kukës.
Për herë të parë, një lider i rëndësishëm politik foli pa asnjë kompleks përfitimi politik për rrugën dhe u tregoi shqiptarëve se, bënin mirë që sakrifikonin për një vepër madhore, u tregoi kosovarëve se, për të gjithë ne, kjo lidhje ishte shumë e rëndësishme, se politizimi sharlatan ekzaltues i Berishës në njërën anë, dhe konceptimi tej e mbanë korruptiv i Ramës për të nga ana tjetër, nuk ka lidhje me rrugën. Mbi të gjitha, sfidës për përfundimin e saj i duhet shkuar deri në fund, dhe Meta, si njeri i fjalës së mbajtur, zotohej publikisht për ta mbaruar patjetër këtë rrugë, e cila duket qartë që Berisha nuk e mbaron dot.
Shqiptarët, të nesërmen e asaj dite kur Meta ishte te Durrës-Kukës, kuptuan shumë gjëra dhe u ndien më të qetë, sepse sakrifica e tyre kombëtare do të kishte fundin pozitiv që meriton. Edhe kosovarët u ndien më të lehtësuar, sepse sfida për të qenë gjithnjë e më pranë Shqipërisë do të realizohej me çdo kusht dhe rrotacioni i pashmangshëm i pushtetit nuk e rrezikonte aspak atë. Përkundrazi.
Një heshtje e madhe antisolidare, e prodhuar nga hutimi dogmatik, pllakosi partitë e vjetra të nesërmen e zotimit solemn të Metës për të përfunduar rrugën me çdo kusht. Kjo heshtje ishte relativisht legjitime, dhe pse jo e përligjur, sepse pas disa vitesh beteje vetëm në një drejtim, por dhe të njëanshëm të saj, ishte e pamundur të pranohej, mbështetej dhe përshëndetej një qëndrim i tillë vizionar i Metës, i një njeriu që di mirë ç‘është shteti, çështjet e mëdha shtetërore dhe zgjidhja e tyre. Por dhe kjo punë nuk i shpëtoi dot komedisë së plagjiaturës së radhës, thënë më thjesht, kopjimit të ideve, vetëm disa ditë më pas. Një zanat që po perfeksionohet, sepse shterpësia e ideve dhe vizioni i deformuar, i përciptë për shtetin dhe çështjet e mëdha të tij, e imponon këtë.
Dhe kryetarja e grupit të deputetëve socialistë, na e dha një shembull të tillë. Ajo u zotua se do të mbaronte rrugën, kur partia e saj të vinte në pushtet, duke harruar se kishin buçitur në Parlament dhe kudo e ngado, që rruga nuk do të mbaronte kurrë dhe se korrupsioni ishte e mbetej simboli i rrugës për ta. Por duke bërë llogaritë e radhës, znj. Leskaj kuptoi më në fund dhe i dha karar duke kopjuar e përsëritur fjalët, vizionin dhe zotimin e Ilir Metës. Mirë bëri. Sepse, ne të gjithëve, na duhet rruga. Më e rëndësishmja është që, më në fund, ata e kuptuan (vonë, shumë vonë) rrugën.