Kriza ekonomike mbyllen pabet ne Britani

Nuk janë vetëm klubet në qytete që po mbyllen, por edhe ato që ishin qendra e aktivitetit argëtues në fshat tani po vuajnë nën peshën e rritjes së kostos dhe me rënien e klientelës po mbyllin dyert.
Fushata për Birrë të Vërtetë thotë se problemet rrjedhin nga taksat e larta dhe lidhjet komplekse mes pronarëve të klubeve dhe menaxherëve.
Shoqata Britanke e Birrës dhe Klubeve përfaqëson kompanitë që zotërojnë klube. Shefja e shoqatës, Brigid Simmonds, përgenjështron akuzat se pronarët i kanë çmimet e larta. Ajo thotë se problemi qëndron tek taksat.
“Prodhuesit e birrës fitojnë një peni për një gotë birrë. Klubet, meqenëse janë biznese të vogla, u duhet ta kalojnë këtë kosto tek klientët të cilët e kanë të vështirë të mbijetojnë në këtë klimë ekonomike”. - thotë ajo
Klubet dhe prodhuesit e birrës pajtohen në një gjë, ulja e taksave në dyqanet e alkoolit nënkuton se më shumë njerëz do të pijnë në shtëpi dhe jo në klube.
Klubi The Pineapple në Londrën veriore daton nga shekulli i 19. Ambjentet e brendëshme me dru të gëdhendur e bëjnë atë një objekt të mbrojtur kulturor. Pronari i dyqanit donte ta shiste lokalin për të ndërtuar apartamente, një fat i zakonshëm për klubet që mbyllen. Një fushatë e banorëve lokale e shpëtoi klubin dhe Somon Rennie mori përsipër menaxhimin.
Banorët përreth klubit të famshëm mund të pinë për të ardhmen e lokalit. Por në mbarë Britaninë, shumë të tjerë po zbulojnë se qendra e jetës së komunitetit është zhdukur përgjithmonë.