E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike ne Portugali qeveria parashikon masa te reja

Qeveria portugeze ka shtuar nga 11 në 18 përqind kontributet e sigurimeve shoqërore për nëpunësit. Masate reja të ashpra vijnë pas rrëzimit nga ana e gjykatës kushtetuese të planit për heqjen e pagës së 13-të për vitn 2013. Të dhënave të ekzekutivit të qeverisë në mënyrë të papritur mungonin 2 miliard euro që duhen rekuperuar me anë të kësaj manovre. E në fakt, në harkun kohor të një viti, cdo nëpunës do të paguajë më shumë në shtet, që për disa do të thotë një rrogë e plotë mujore. Sindikatat në vend kanë qenë të parat që kanë reaguar ndaj këtij lajmi. Kryeministri i vendit i ka shpallur luftë nëpunsve, shpreht Karlos lider i konfederatës së punëtorëve. Cfarë mund të presim ne nga viti i ardhshëm me këtë lloj politike. Duke reduktuar të ardhurat e familjeve do të provohet dhe konsumi i përgjithshëm, falimentimi I firmave, rritja e papunësisë, pbarazia, varfëria dhe përjashtimi social. Sindikatat kundërshtojnë gjithashtu edhe reduktimin e kintributeve për sipërmarrjet. Me prodhimin e brendshëm në rënie të lirë dhe me papunësinë që ka kaluar nivelin e 15 për qindëshit, Portugalia duhet të respektojë detyrimet për reduktimin e defiçitit që i janë imponuar nga trojka në këmbim të kredisë prej 78 miliardë eurosh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›