E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA dhe Rusia me marrëveshje për Antarktik

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia i kanë nënshkruar dy marrëveshje për bashkëpunimin e mëtejshëm në Antarktik dhe në Ngushticën e Beringut, që i lidhin të dy vendet.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, këto marrëveshje e kanë nënshkruar në prag të samitit të liderëve të vendeve anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që zhvillohet në Vladivostok të Rusisë.

Lavrov i ka quajtur këto marrëveshje si provë e mëtejshme e vendosmërisë së dy shteteve për zgjidhjen e çështjeve me punë të përbashkët.

Sekretarja Clinton theksoi se dokumentet janë shenjë e mëtejshme pozitive në thellimin e raporteve të dyanshme prej vitit 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›