Quebecu dëshiron referendum për pavarësi

Një referendum për pavarësi të plotë duket i pamundur, edhe pse Marois do të kërkonte edhe mbështetjen e partive të tjera parlamentare.
E orientuar majtas, PQ fitoi 54 nga 125 vendet në legjislaturën lokale në zgjedhjet e 4 shtatorit, vetëm katër më shumë se sa qeveria e liberalëve në ikje, e udhëhequr nga Jean Charest, i cili humbi postin e tij në zgjedhje dhe dha dorëheqjen si kryetari i partisë.
Pjesëmarrja në votime ishte shumë e lartë, thuajse në 75 për qind, për dallim nga 57 për qind që ishte në vitin 2008. Por është e vështirë të thuash nëse kjo ishte si pasojë e pakënaqësisë së nëntë viteve të qeverisjes nga Charest, apo mbështetjes së papritur në rritje për PQ-në.
"Aktualisht, lëvizja separatiste në Quebec nuk gëzon ndonjë popullaritet mes shumicës vendimmarrëse," tha Uwe Sautter, profesor i historisë bashkëkohore të Amerikës Veriore në Universitetin e Tubingenit.