E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kriza ekonomike nuk duhet të përdoret si justifikim për të ndalur zgjerimin e BE-së”

Eurodeputetja e majtë Elly Groen Kouwnhoven mbështet aplikimin e Shqipërisë

TIRANE – Aplikimi i Shqipërisë si vend kandidat për në BE, mbështetet edhe nga deputetët e majtë të Parlamentit Evropian. Dilemës nëse Shqipëria duhet të aplikojë për statusin e vendit kandidat, përfaqësuesja e së majtës në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Elly Groen Kouwnhoven, në një prononcim të saj i përgjigjet me tezën pro zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Kriza ekonomike që ka mbërthyer Bashkimin Evropian nuk duhet të përdoret si justifikim për të ndalur procesin e zgjerimit. Nuk është faji i juaj që Evropa është në recension. Ne tashmë i kemi hyrë rrugës së vështirë për të bërë një Evropë më të fortë duke kapërcyer pengesa si besimi, kultura dhe identiteti i vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar eurodeputetja Elly Groen Kouwnhoven. Duke sjellë eksperiencën e ish-vendeve komuniste, holandezja Groen Kouwnhoven garanton, se anëtarësimi i vendit tonë në familjen evropiane do të thotë mirëqenie, me fjalë të tjera, më pak të varfër dhe më shumë punësim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›