Kreshnik Qato, në ring më 21 mars
Me datën 21 Mars, në sallën që konsiderohet si shtëpia e boksit anglez, “York Hall, Bethnal Green” në Londër do të ngjitet boksieri ynë nga Durrësi, Kreshnik Qato. “Për momentin manaxherët e mi janë në bisedime për të vendosur përfundimisht mbi kundërshtarin me të cilin, unë do të përballem për këtë ndeshje, e cila do të konsiderohet si një parapërgatitore për ndeshjen e madhe që do të bëhet në Tiranë në fillim të muajit maj. Sigurisht, cilido qoftë kundërshtari unë do ta vlerësoj maksimalisht për të marrë një fitore të radhës”, deklaroi Qato për mediat. Gjatë vitit që lamë pas, Qato zhvilloi tre duele duke shënuar të gjitha fitore (kundër Juris Boreiko me pikë, Zoltan Surman dhe Fabio Liggieri).