Fiton Juventus dhe Lacio i Rejas
Juventus gjen fitoren e parë nën drejtimin e Alberto Zakeronit. Bardhezinjtë mundën Xhenoan 3-2 në një ndeshje dramatike në “Olimpiko” të Torinos. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 16-të me anë të Marko Rosit. Por skuadra torineze gjeti barazimin 3 minuta nga përfundimi i pjesës së parë me anë të Amaurit. Me nisjen e pjesës së dytë juventinët gjejnë golin e avantazhit në minutën e 61 me Del Pieron, por dy minuta më vonë është sërish Rosi që barazon. Fati i kësaj ndeshjeje vendoset nga një penallti e shndërruar në gol sërish nga kapiteni juventin ne minutën e 78-të takimit. Në takimet e tjera Kaljari mundi Barin 3-1, Katania barazoi me Atalantën 0-0, Siena e vendit të fundit mori një trëpikësh shprese në Verona duke mundur Kievon 0-1. Po me këtë rezultat Bolonja mundi në transfertë Livornon, ndërkohë që Parma humbi brenda ndaj Lacios 0-2, tashmë në drejtimin e Edi Rejas.