FMN: ekonomia shqiptare në rrezik
TIRANE- Fondi Monetar Ndërkombëtar është duke u përgatitur për largimin nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit të saj, dhe në një deklaratë për shtyp ka ngritur shqetësimet për deficitin buxhetor vitin e ardhshëm dhe ekonominë në tërësi.
“Shqipëria e cila nuk është integruar plotësisht në tregjet globale paraqet një rritje, por ekonomia nuk ka krijuar ende imunitet: rritja e eksporteve pritet të bjerë nga nivelet aktuale, të ardhurat nga emigrantëve janë gjithmonë në rënie dhe investitorët përballen me rreziqe në rritje” – tha FMN në një deklaratë për shtyp.
“FMN ka rekomanduar që deficiti për vitin 2009 të jetë nën nivelin 4% të Produktit të brendshëm Bruto” . Fondi monetar pritet të mbyllë marrëveshjen 17-vjeçare me qeverinë shqiptare në muajin Janar.
(O.Zh BalkanWeb)