Harasani: Pr/buxheti nuk mbeshtet sektoret jetike

Partia Socialiste ka akuzuar qeverine se projektbuxheti qe ajo ka hartuar per vitin 2009 nuk permban garancite financiare per te perballuar pasojat qe mund te kete kriza boterore ne ekonomine shqiptare.
Madje deputeti, Andis Harasani, deklaroi se ky buxhet nuk eshte i afte te mbeshtese as sektoret me jetike te ekonomise.
Duke ju refereruar te ardhurave te parashikuara nga ndihmat e Komunitetit Europian, Harasani akuzoi qeverine se nga paaftesia e saj po djeg me miliona euro fonde qe BE eshte e gatshme t'i akordoje Shqiperise.
Harasani i ka kerkuar qeverise t'i jape fund praktikes, sipas tij anti-ligjore, per te mos perfshire ne buxhet te ardhurat qe arketohen nga shitja e shoqerive publike, cka sipas tij eshte e dyshimte dhe krijon hapsira per abuzime me fondet publike