Kriza ekonomike, qeveria greke nxjerr në shitje asetet publike

Qeveria greke ka deklaruar një sërë masash të tjera në mënyrë që të përfitojë këstin e gjashtë të ndihmës nga FMN, BE dhe BQE. Në planin ekonomik të “shpëtimit” qeveria “Papandreu” parashikon që përvec shkurtimeve të pensioneve dhe punonjësve të administratës, të nxjerrë në shitje dhe disa prej institucioneve shtetërore, kryesisht Ministritë. Pas procesit të privatizimit, ku me të cilin parashikohet që të ardhura të konsiderueshme të shkojnë në arkën e shtetit, Qeveria parashikon ri-marrjen e ndërtesave, por me kontratë qeraje. Masat drastike të shkurtimeve buxhetore kanë krijuar indinjatë dhe zemërim të thellë në masat e reja të qeverisë, të cilat prekin sidomos mbi 1.2 milionë pensionistë, si dhe qindra mijëra nënpunes të aparatit shtetëror, që në rastin më të mirë nëse i shpëtojnë pushimit nga puna do të kenë përsëri një reduktim të ndjeshëm të të ardhurave të tyre. 30 000 greke do të kalojnë në sistemin rezervë me predispozite të pushohen nga puna brenda një viti, ndërsa kjo shifër do të shkoje mbi 150.000 në 2015. “Problemet qe duhet te zgjidhe gjenerata e sotshme jane perqendruar nga shume breza. Masat jane te ashpra ,te veshtira, por duhet t’i përballojme me optimizem”- u shpreh Giorgios Papoulias. Masat e herepashershme, por te pasukseshme te qeverise per reduktimin e borxhit e kane tkurrur ndjeshëm ekonomine greke qe mbeshtetet kryesisht tek konsumi. Sindikatat kane reaguar menjehere duke shpallur dy greva 24 orëshe në muajin tetor. Sot në Athinë dhe qytetet e tjera ka pasur probleme nga greva e mjeteve të shërbimit publik, si dhe nga ajo e sindikatës së taksistëve.
Borxhi stratosferik, masa drastike për shpëtimin e vendit
Pas një mbledhje maratonë prej gjashtë orësh qeveria Papandreu ka shpallur një sërë masash të reja financiare të cilat janë konsideruar si një tsunam i ri për qytetarët grekë.
30000 nënpunës të aparatit shtetëror do të kalojnë në sistemin e nënpunësve rezervë për një vit, për t’u pushuar më pas nga puna, ndërsa deri në fund të vitit 2015, ky numër do të shkojë në 150000 vetë. Gjithashtu do të aplikohet menjëhere rroga e unifikuar në aparatin shtetëror, do të reduktohen me 20% pensionet mbi 1200 euro dhe me 40% pensionet mbi 1000 euro të atyre që janë nën moshën 55 vjec. Si nivel ku do të fillojë tatimi i të ardhurave vjetore do të jetë tashmë shuma prej 5000 eurosh në vit për person, një taksë që përfshin në masë të gjërë emigrantët shqiptarë të cilët deklarojnë të ardhura të ulëta. Do të bëjmë gjithcka në mënyrë që vendi të qendrojë në Eurozonë, ka deklaruar nga parlamenti ministri i Financave.