E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e Tiranës: Hapësirat publike të zëna nga lokalet dhe tregtarët ambulant, lirohen deri më 1 tetor

25-09-2011 / Gazeta 55

Bashkia e Tiranës i bëri sot thirrje tregtarëve dhe shitësve ambulantë që deri në 1 tetor të lirojnë hapësirat publike. “Bashkia e Tiranës u kërkon tregtarëve, ambulantëve të licencuar ose jo, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuaret e qytetit, të fillojnë lirimin e hapësirave publike që ata kanë zënë, deri më datë 1 tetor të këtij viti”- u shpreh sot në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha.
Ajo u bëri thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, që të fillojnë lirimin e hapësirave publike deri më 1 tetor, pasi “Bashkia është e vendosur që të zbatojë ligj dhe bën thirrje për mirëkuptim”. “Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e këtyre subjekteve, pasi kjo masë merret në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe krijimit të hapësirave dhe lehtësirave, që u takojnë qytetarëve”- tha Bisha - ndërsa shtoi se, “Bashkia e Tiranës është e vendosur të zbatojë ligjin edhe nëse nuk do të respektohen këto afate nga tregtarët”. Kështu tregtarët, shitësit ambulantë, pronarët e bareve dhe restoranteve, që në mënyrë abuzive kanë zënë vend-parkimet, apo trotuaret me tavolina, do të duhet t’i lirojnë ato deri më 1 tetor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›