E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike, reagon Kisha Katolike

Masat

Situata e vështirë ekonomike që po kalojnë vende të ndryshme të botës, përfshi dhe Shqipërinë, detyron Kishën Katolike t’i japë përgjigje disa dilemave, në një takim që zhvillohet nesër në Tiranë. Enciklika ekonomike e Papës Benedikti XVI “Caritas in Veritate” (Dashuri në të vërtetë) do të komentohet nga disa folës, mes tyre ekspertë të fushës në ambientet e një universiteti privat. Simpoziumi organizohet nën kujdesin e Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë dhe të Karitasit kombëtar të Shqipërisë. “Dokumenti në fjalë është një pikë referimi doktrinore, që mbart firmën e autoritetit të Papës aktual, me anë të të cilit të krishterët shikojnë sfidat e globalizimit të teknikës dhe të krizës ekonomike planetare. Lidhja ndërmjet ekonomisë dhe etikës, qendërsia e personit në procesin e zhvillimit ekonomik, ndihma që ekonomitë e forta duhet t’u japin popujve të varfër për një zhvillim global dhe integral, solidariteti ndërplanetar, krijimi i një autoriteti botëror që garanton rregullat për të gjithë, janë temat që përshkojnë këtë dokument”, u shpreh Gjergj Meta, përfaqësuesi i Kishës Katolike në Tiranë.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›