Kriza ekonomike uli kostot e prodhimit
Për shkak të krizës ekonomike, biznesi po përfiton të prodhojë me kosto më të ulët. Vëzhgimi i fundit, bërë nga INSTAT për tremujorin e dytë të vitit 2009, del me ulje të kostos 0.5 për qind, krahasuar me vitin 2008. Duke i ndarë në sektorë, industria nxjerrëse shënoi një rritje të kostos me 0.5 për qind. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve të produkteve në aktivitetin "Nxjerrja e produkteve energjetike" me 1.8 për qind. Indeksi i çmimeve të prodhimit në degën "Industri përpunuese" shënoi ulje me 0.2 për qind. Këtu përfshihet ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet: "Industria ushqimore" me 0.1 për qind,
"Industria e kauçukut dhe plastikës" me 0.7 për qind, "Metalurgjia dhe përpunimi i metaleve" me 2.2 për qind etj. Ndërsa çmimet e prodhimit në aktivitetet e tjera si: "Industria tekstile", "Industria e letrës, kartonit, botime",
"Fabrikimi i mobilieve, shërbime të tjera" kanë shënuar rritje përkatësisht me 2.5 për qind, 0.4 për qind dhe 1.0 për qind. Kosto e prodhimit është ulur edhe për produktet vendase, me 0.3 për qind, ku ulje më e madhe vërehet në industrinë përpunuese. Pavarësisht panoramës pozitive, sektori i fasonit vazhdon ende të goditet nga kriza. Sipas INSTAT-it, industria ushqimore dhe pijeve ka pësuar rritje të kostos me 3.9 për qind, kurse industria tekstile me 2.5 për qind. Këta sektorë operojnë me lëndë të parë importi, duke rieksportuar.