Eksporti siguron 29.5 milionë euro
Një vit i mbarë për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), e cila nga modeli i ri i tregut energjetik po siguron të ardhura të konsiderueshme. Nisur nga borxhet e mëdha, KESH-i po përpiqet të krijojë të ardhura nga eksporti i energjisë elektrike, i cili për pjesën e parë të vitit kap shifrën e rreth 29 milionë e 500 mijë eurove. Gjatë kësaj periudhe, KESH ka eksportuar rreth 797 mijë e 668 megavat energji elektrike, kryesisht për tregun grek dhe atë kosovar. Çmimi mestar për shitjen e energjisë në këto tregje rezulton të paktën 37 euro për megavat, e mjaftueshme për të përmirësuar situatën ekonomike.