Biznesi: Kujdes me skemën e TVSH
Biznesi industrialist mbështet në parim nismën e re të Tatimeve për zgjerimin e aplikimit të TVSH-së, por kërkon kujdes për zbatimin e saj. Sipas Konfindustrisë, reforma e re të mos shikohet vetëm si një mënyrë për të shtuar të ardhurat në buxhet, por mbi të gjitha të vlerësohet si domosdoshmëri për të luftuar evazionin fiskal masiv të sotëm dhe konkurrencën e padrejtë ndërmjet bizneseve. Një tjetër shqetësim për biznesin e madh shikohet rimbursimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Konfindustria kërkon në mënyrë të veçantë nga vendimmarrja politike, që të shikojë me përparësi në mënyrë të veçantë çështjen e rimbursimit të TVSH-së për prodhimet bujqësore dhe blegtorale. "Është fakt që skema e vendosur përpara 1 viti kur lejohet rimbursimi në masën prej 6 për qind e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale ka dështuar", tha administratori i përgjithshëm, Gjergj Buxhuku.
Nga shuma e përllogaritur në buxhet prej afër 50 milionë dollarësh për rimbursimin e TVSH-së me skemën në fuqi për prodhimet bujqësore dhe blegtorale nuk është përdorur pothuajse asgjë. Kjo do të thotë që fermerët shqiptarë të ngarkohen me kosto shtesë krejtësisht të paarsyeshme dhe që godet në mënyrë të rëndë aftësinë konkurruese të tyre edhe kështu mjaft të ulët në raport me prodhimet e importit.
Konfindustria kërkon nga ekzekutivi shqiptar njëkohësisht, që me rastin e shtrirjes së TVSH-së të rivlerësojë rimbursimin edhe për zëra të ndryshëm të shpenzimeve të bizneseve në përgjithësi, që sot nuk rimbursohen dhe kalojnë si kosto shtesë e drejtpërdrejtë në mënyrë të paarsyeshme dhe në kundërshtim me përvojën e vendeve konkurrente tona në BE dhe jashtë saj.
Biznesi i madh ka më shumë se 2 vjet që i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë shqiptare shtrirjen e TVSH-së në të gjithë kategoritë e biznesit së bashku me vendosjen e kasave fiskale, si një masë e domosdoshme për të luftuar evazionin fiskal.