E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, biznesi ul konsumin e energjisë

Ndërmarrjet private nuk kanë përdorur energji elektrike të mjaftueshme për të prodhuar sikurse vepronin një vit më parë. Raporti mbi bilancin e energjisë elektrike të vitit 2009 tregon se bizneset në Shqipëri e kanë ulur konsumin me rreth 6.4 për qind. Gjatë pjesës së parë të vitit, abonentët jofamiljarë kanë konsumuar 846 mijë e 579 megavat energji elektrike, rreth 60 mijë më pak se viti 2008. Ndryshe ka ndodhur me abonentët familjarë, të cilët e kanë e rritur konsumin me 2.2 për qind. Në total, konsumi është ulur me 1.5 për qind, nga 2 065 000 megavat energji e vënë në dispozicion për t‘u harxhuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›