E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza financiare, ILO: Në 2009-ën, 20 milionë të papunë më shumë

Në vitin 2009, numri i të papunëve për shkak të krizës financiare mendohet të arrijë në 210 milionë. Analizat janë bërë duke marrë parasysh të dhënat e fundit të krizës dhe kjo për specialistët do të thotë një rekord historik i humbjes së vendeve të punës. Alarmin e jep Juan Somavia, drejtori gjeneral i Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Sipas tij, kriza financiare rrezikon të shtojë në listën e të papunëve botërore edhe 20 milionë njerëz më shumë se shifra aktuale. Somavia, gjatë një takimi me shtypin ka thënë se:"numri i të papunëve mund të mbërrijë nga 190 milionë, në 210 milionë brenda vitit të ardhshëm”.

Kjo shifër sipas tij përfaqëson një rekord shumë trishtues. Në fakt, ai nënvizon se për të parën herë pritet të vendoset një shifër e tillë. Sipas tij, për të parandaliuar në kohë këtë rerzik duhet të merren masa urgjente, në mënyrë që të shmanget kriza sociale që ai e përcakton “të gjatë, të egër dhe botërore”.

Sektorët më të goditur, sipas tij do të jenë financat, shërbimet, turizmi dhe prodhimi e shitja e automjeteve. “Nuk është vetëm një krizë e Ëall Strett, por një krizë që i intereson gjithë botës”- thotë ai. Për këtë, ai thekson se është i rëndësishëm hartimi i një plani shpëtues, që duhet të përqendrohet në ekonominë reale dhe në çështjet sociale.

Në këtë kuadër ai nuk ngurron teksa pranon të thotë se kriza do të prekë shtresat më vulnerabël të shoqërisë. Sipas tij, brenda vitit të ardshëm numri i atyre që jetojnë me më pak se një dollar në ditë mund të arrijë në 40 milionë dhe atyre me të ardhura inferiore, por pak më shumë se 2 dollarë do të shtohen me të paktën 100 milionë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›