E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Spanja vrasësi i major Ngresit

Tiranë- Ka mbërritur në Rinas, Kastriot Jaupi, 33-vjeçari dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e majorit të policisë, Ilir Ngresi. Ekstradimi i tij, firmosur nga Spanja është bërë pak minuta më parë, kur ai pas mbërritjes në Rinas është shoqëruar për në vendin e kryerjes së dënimit.

Jaupi, banor i Beratit është dënuar për ekzekutimin e Ilir Ngresit, në Vlorë, në vitin 2000. Ai u akuzua për vrasje me paramendim, ndërkohë që disa muaj para se të kryente krimin, i kishte bërë një atentat Ngresit, por duke e lënë vetëm të plagosur.

Shkak ishte bërë marrja rihapja e hetimeve për ngjarjet e vitit 1997, por edhe sepse Ngresi kishte qenë pjesë e një opreacioni në Urën Vajgurore, në po në atë vit, kohë kur mbeti i vrarë Ilir Jaupi, vëllai i Kastriotit. Dosja u hap, pasi Ilir Ngresi erdhi shef krimesh në Berat.

Sipas policisë, ai ka qenë i dënuar edhe në Itali, me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit. Ndalimi i Jaupit u bë në vitin 2001 në Madrid të Spanjës, pasi ai i dyshohej se i kishte vënë gjobë dy vëllezërve nga Skrapari. Por ndërkohë kërkohej nga Shqipëria, edhe nga Italia. Së fundi, Interpol Tirana mori ok për ekstradimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›