E Shtunë, 31 Tetor 2026

80 milionë lekë INSTAT-it për censusin

Ministria e Financave ka akorduar këtë fond për INSTAT-in, ku i shtohet këtij institucioni një fond prej 47 100 000 (dyzet e shtatë milionë e njëqind mijë) lekë për përdorim page.

Në bazë të këtij vendimi, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë menjëherë në fuqi, shtohet edhe fondi me shumën 31 000 000 (tridhjetë e një milionë) lekë për shpenzime operative. 

Ky fond shtesë do të përballohet nga fondi rezervë i Buxhetit të Shtetit. Fondi në total prej 80 milionë lekë është pjesa e financimit që jep qeveria shqiptare për organizimin dhe zbatimin e projektit të censusit të përgjithshëm të popullsisë dhe banesave. 

Procesi i censusit do të nisë në 1 tetor dhe do të zgjasë 3 javë. Në këtë proces janë përfshirë 15 mijë punonjës, një pjesë e madhe e së cilëve është shpërndarë aktualisht nëpër rrethe dhe komuna. Financimi i numërimit të popullsisë dhe banesave në Shqipëri për vitin 2011 mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-20 14:13
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›