S & P zhvlerëson kreditin Italian

Sipas një publikimi që institucioni ka bërë, bazuar në të ardhurat vjetore dhe në borxhin publik të shtetit nuk ka akoma një planë të qartë dhe se janë shtuar presionet për mos larjen e borxhit i cili ka arritur deri në shifrat e 120%, për pasoj edhe e rritja ekonomike e vendit është ngadalësuar dhe bëhet e ditur se mund te çoj vendin në kufizimin financave publike.
S&P theksoi se Italia është shteti dytë në Eurozonë, i cili ka borxhin publik më të madh dhe sipas parashikimeve në të ardhmen ky borxh pritet edhe që të rritet dhe të shkojë në shifra alarmante. Vlerësimi “negativ” që ky institucion bëri, erdhi si pasojë e zvarritjeve politike që po përjeton ky shtet dhe për këtë arsye ka ndikuar edhe në mos realizimin e reformave kufizuese.
Sipas të dhënave që S&P ka, pritet se Italia do të ketë një rënie ekonomike deri në 0,6% ne vitin 2012 dhe se do te filloj te ketë një përmirësim gjatë viteve 2013 dhe 2014. S&P është institucioni i parë i cili vlerëson negativisht Italinë pasi ky shtet është në radhët e shteteve me krizë borxhi ne rajonin e Eurozonës. Italia është në kredinë afatgjate që nga tetori 2006 deri me tani është vlerësuar me note “A”. Edhe institucionet tjera në vlerësimin e kredive siç është Moody’s, bënë të ditur se në fund të këtij muaji do të ketë një raport të vlerësimit të kredive të Italisë. /L.Ferhati/Start/
2011-09-20 12:30