Berisha: Sdo shesim bono. Interesi i atyre që shitëm ka shkuar në qiell. Kinezët shfaqen në sfond

FOTO LAJM- Berisha takon ne Nju Jork Presidentin e Butanit
Ndërsa delegacioni kosovar në SHBA ka takuar Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton, kryeministri Sali Berisha vijon të takojë biznesmenët që ka marrë pas vetes në SHBA. Berisha ka folur edhe për agjencinë Bloomberg, e cila e ka pyetur nëse Shqipëria do të shesë sërish bono në treg. Berisha ka thënë se nuk ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë për shkak të krizës së borxheve në Europë.
Nëse do kemi nevojë, do të dalim në tregun e euro-s, megjithatë klima nuk është më e mira, tha Berisha. Siç raporton Bloomberg, Shqipëria i shiti bonot e saj 300 milion euro me një interes 7.5 përqind deri në vitin 2015. Por vetëm muajin e fundit, raporton Bloomberg, interesi kërceu me 0.69 përqind. Në total interesi që duhet të shlyejë Shqipëria ka shkuar në 9.6 përqind. Bonot u shitën nga qeveria më 28 tetor 2010.
Në intervistë, Berisha ka thënë se po e shqetëson politika e Bankës Qëndrore Europiane për blerjen e bonove. Berisha tha se ky program i BQE po dobëson euron, ndaj ai është i shqetësuar.
Fakti që BQE blen bono nga vende të ndryshme, na shqetëson shumë. Po zhvlerësohet euro. Ne nuk jemi një vend i zonës euro, por kemi një ekonomi që ushqehet nga euro, tha Berisha.
Ndërkohë, vizita e guvernatorit të bankës qendrore në Kinë duket se ka pasur në qendër interesin e kinezëve për të blerë borxhin shqiptar, i cili sipas qeverisë është 59.7 përqind.