E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza financiare evropiane protesta ne Londer

Rreth njëqind tenda mbetën sërish të  ngritura jashtë katedrales së Shën Palit në  Londër ndërsa  protestuesit u zgjuan në mëngjes për të përshëndetur ekonomistë e ekspertë të  financave që rrekeshin si cdo ditë në zyrat e tyre në zemrën  financiare të Londrës. Kampi është ngritur të shtunën  dhe organizatorët kanë bërë  thirrje për më shumë njerëz për t'u bashkuar me ta në demonstratën e tyre kundër asaj që ata e quajnë "lakmia e korporatave".

Në perimetrin e kampit lexohet: "Burg Bankierve " dhe "Ruani  qetësinë  dhe të pushtojmë Londrën". "Gjithcka sa vjen e bëhet më e pabarabartë. Kapitalizmi nuk ka qenë kurrë shumë i mirë, por të paktën ndonjëherë ka bërë punën e vet dhe i ka mbajtur njerëzit në punë duke rritur të ardhurat e tyre. Por vitet e fundit ka rritur të ardhurat për një për qind-shin në krye duke lënë pjesën tjetër pa gjë, nëse janë me fat sa të kenë dhe punë", thotë Greg Uilkinson protestues.

"Ne jemi përballur me shkurtime të mëdha në çdo gjë. Shkurtimet në NHS (Shërbimit Shëndetësor Kombëtar), shkurtime në arsim, shkurtime në shërbime të dorës së parë, e megjithatë një për qindshi në krye ka gjithë pushtetin, Goldman Sachs dhe rrethi i financierëve, ata kanë të gjitha të 'pushtet'.  çështja është që të gjithë të bashkuar 99 për qindëshi duhet të ketë pushtetin , pa marrë parasysh sa para ka", tha një tjetër protestuese.  

Ka pasur një prani shumë të madhe të policisë në afërsi të kampit ndërsa, masat e sigurisë janë rritur dhe në  Paternoster Square, ku ndodhet bursa e Londrës. Organizatorët e të indinjuarve  britanikë planifikojnë ta mbajnë ngritur qytetin e tendave dhe gjatë javëve në vijim e planifikojnë të organizojnë dhe një sërë seminaresh dhe biseda të hapura në shenjë proteste paqësore ndaj hendekut gjithnjë në rritje ndërmjet të pasurve dhe varfërve.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›