Faturat, OSSH pranon shkeljet: 105 milion lekë "vjedhje"
Kreu i kësaj kompanie, çeku Jozef Haisek ka pranuar shkeljet në faturimin e energjisë, por ka shtuar se ka probleme të shumta në lidhje me leximin e matësve dhe në sistemin e faturimit.
Sipas tij, shkeljet arrijnë në 105 milion lekë, ndërsa dëmi i shkaktuar është 235 milion lekë.
“Uroj të mos jemi pjesë e mosmarrëveshjeve. Kjo nuk i shërben institucioneve të huaja në vend”, theksoi ai për mediat, duke u treguar i kujdesshëm në deklarata, çka mund të lëkundin imazhin e kompanisë në fjalë. Ai shtoi se tashmë ka përfunduar faza e parë e kontrollit, ndërsa ka premtuar se kontrollet do të vazhdojnë.
Nga nëntori deri në janar, sipas OSSH-së, ka pasur 5300 raste të shkeljeve në faturat e energjisë elektrike nga ana e punonjësve të kësaj kompanie.
Gabimet në faturat e energjisë kanë sjellë edhe “kurbanet” e parë, pasi 100 faturistë janë shkarkuar nga puna, por ky nuk do të jetë ndëshkimi i vetëm, pasi do të ketë edhe të tjerë të shkarkuar.