Berisha prezanton planin e rrugës Tiranë-Elbasan
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se ndërtimi i rrugës parashikon ndërtimin e një tuneli, ndërsa ajo do të jetë me katër korsi.
"Kostoja e kësaj rruge është tre herë më e lartë se alternativat e tjera, ndërkohë që është distanca më e shkurtër mes dy qyteteve. Infrastruktura mbetet fuqia e ndryshimit dhe është pikërisht ky projekt që do ta fuqizojë ekonomikisht Elbasanin", u shpreh Berisha. Ai shtoi se në garë ishin tre projekte, por i përzgjedhuri ishte i përshtatshmi.
Takimi në qytetin e Elbasanit, çel si parin e turit të takimeve që kryeministri Berisha ka paralajmëruar për të gjithë vendin. Sipas tij, kjo rrugë ka një kosto të madhe financiare, por që do të ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit. Berisha ishte i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi.