Sot ne 21. 45 ndeshja Portugali- Shqiperi
TIRANE- Trajneri i kombëtares shqiptare Ari Han mendon për surprizën në prag të takimit të sotem ndaj Portugalisë. Tekniku kuqezi ka planifikuar një skuadër me dy sulmues ndaj iberikëve, të cilët do të hidhen në sulm për të kërkuar golin që në fillim. Rekuperimi i Hamdi Salihit, i cili tashmë e ka kaluar plotësisht dëmtimin, i ka dhënë më shumë alternativa holandezit, që është gjendur në qendër të kritikave për mënyrën sesi e menaxhoi skuadrën në Budapest.
Sulmuesi shkodran pritet të luajë nga minuta e parë, por partneri i tij mund të jetë Edmond Kapllani dhe jo Bogdani. Ky i fundit nuk ishte në ditën e tij më të mirë me Hungarinë dhe pritet që ta nisë nga stoli. Gjithsesi, çdo gjë do të vendoset vetëm në stërvitjen e sotme, në stadiumin e ndeshjes. "Trajneri kërkon që ta mbajë skuadrën përpara, pasi duke qëndruar në mbrojtje, mund të jetë shumë e vështirë", deklaroi një burim pranë tekniku të përfaqësueses.
Kombëtarja shqiptare la dje Budapestin për t'u zhvendosur drejt Portugalisë, ku arriti pas katër orësh e gjysmë fluturim me çarter. Një udhëtim i lodhshëm për ekipin, që ishte në Guimaresh rreth orës 14.30 minuta. Ekipi nuk do të qëndrojë në qytetin ku do të luhet ndeshja, në Bragë, pasi stadiumi është vetëm 20 minuta larg Guimareshit.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)