Kriza financiare, shtrenjtohen kredite per shtepite dhe biznesin
Shtrenjtimi konstatohet te kreditë në euro me 2-3% më shumë. Bankierët premtojnë se do të vijojnë të kreditojnë biznesin
Ervin Koçi
Viti 2009 është konsideruar nga ekspertët e ekonomisë si një vit në të cilin konsumatorët do të priren më tepër drejt kursimit, sesa drejt shpenzimeve, të shtyrë edhe nga efektet negative të krizës ekonomike globale. Të ndikuara nga “tekat” e konsumatorëve, por edhe të klientëve, edhe bankat private këtë vit do të jenë më të prira drejt ofertave joshëse për depozitat, duke u rritur përqindjet e interesit me qëllim grumbullimin e një sasie sa më të madhe likuiditeti (parash kesh). Një politikë të tillë pa dyshim që kanë nisur që në fillim të këtij viti edhe bankat private në Shqipëri, të cilat, të frikësuara edhe nga rritja e portofolit të kredive me probleme, kanë hequr dorë nga politika agresive e ofertave për dhënie kredish të ndryshme dhe kanë nisur rritjen e ofertave për depozitat. Këto të fundit, edhe pse shihen si pozitive prej ekspertëve të ekonomisë, pasi eliminojnë nga qarkullimi paranë kesh dhe atë informale, përsëri konsiderohen si një politikë jo e favorshme për ekonominë e Shqipërisë, e cila ka nevojë akoma për kreditim. Por ndryshe nga një vit më parë (2008), huadhënia këtë vit, përveçse është bërë më e vështirë nga ana e bankave, tashmë kushton edhe me shumë. Shtrenjtimi konstatohet sidomos për kreditë në euro, me të paktën 2 apo 3 për qind më shumë se një vit më parë.
Shtrëngimi i kredive
Përfaqësues të bankave të ndryshme në vendin tonë, por dhe bankierë të njohur, janë të mendimit se kredia në euro do të vijojë të ndjekë trendin e muajve të fundit, pra do të shkojë drejt një shtrenjtimi. Sipas tyre, kostoja e fondeve në euro për bankat po rritet, çka ka sjellë edhe shtrenjtimin e kredisë në këtë monedhë. Por e kundërta pritet të ndodhë për normat e interesave për huan në lek, e cila mund të ulet pasi Banka e Shqipërisë po e shtyn sistemin bankar të kreditojë në monedhën vendase. Kjo do të shmangte rrezikun e humbjeve nga luhatshmëria e kursit të këmbimit, e vërejtur kohët e fundit. Por, nga ana tjetër, një fenomen që po shoqëron procesin e kredidhënies ka qenë edhe shtrëngimi i procedurave për dhënien e kredive nga të gjitha bankat private në vend. Kjo gjë është vërejtur fillimisht nga bizneset, të cilat janë ankuar për sasinë e pakët të kreditimit, por edhe nga konsumatorët privatë, të cilët kreditë i përdornin për blerje të ndryshme, sidomos në sektorin imobiliar. Megjithatë, bankierët thonë se do të vijohet të kreditohet biznesi, por duke qenë më të kujdesshëm në analizën e riskut. Në procesin e dhënies së kredisë analizohen shuma, monedha, qëllimi, industria, kolaterali, historiku etj., në një kohë që normat e interesit do të reflektojnë me më shumë saktësi riskun që paraqet huaja në varësi të llojit të biznesit.
Kreditë në euro
Pak ditë më parë Banka Qendrore Europiane vendosi të ulë me 0.50 për qind normën bazë të interesit për euron. Elvin Meka, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, thotë se ky veprim pritet të përcillet edhe në vend. Sipas tij, “minimalisht të frenohet rritja e mëtejshme, ndërsa kreditë kanë ardhur në rritje”. Por shtrenjtimi i kredisë nuk është vetëm një fenomen shqiptar. Sipas Mekës, bankat janë të detyruara të shtrenjtojnë çmimin e huas për shkak të shtrëngimit të likuiditetit në tregjet ndërkombëtare, si dhe të rritjes së shkallës së riskut të moskthimit të kredisë. Ulja e normës bazë të interesit për euron nga BQE-ja mund të reflektohet ndjeshëm edhe në tregun tonë bankar. Vendimi për ta reduktuar normën me 0.50 për qind, duke e çuar atë në 2 për qind, parashikon një lehtësim më të madh për marrjen e kredive në euro dhe njëkohësisht i paralajmëron bankierët që të ndërmarrin një politikë më pak shtrënguese në drejtim të interesave. Reflektimi në tregun bankar duhet të vijë gradualisht, por më e pakta që duhet të ndodhë këto ditë është stopimi i rritjes së kostos për marrjen e kredisë në interesa të lartë. Para vendimit të BQE-së normat e interesit në euro ishin më konkurruese se ato në lekë, nisur edhe nga politika shtrënguese e BSH-së, e cila në një vit e rrit normën bazë me 0.75 për qind. Para pak kohësh bankierët kërkuan nga guvernatori i BSH-së, Fullani, një reflektim mbi normën e interesit në lekë, nisur nga kontrolli dhe rënia e inflacionit dhe kriza ekonomike.
Niveli i kredive, 70 për qind jepen në euro
Aktualisht, në tregun bankar, rreth 70 për qind e kredive jepen në euro, nisur nga interesat lehtësuese në krahasim me lekun. Monedha vendase ka interesa më të lartë, që shkojnë mesatarisht deri në 13 për qind në vit, kurse euroja në 7-8 për qind. Vendimi i BQE-së do të sjellë impakt pozitiv edhe për kreditorët në euro, të cilët në muajt e ardhshëm do të paguajnë më pak, gjithnjë nëse nuk kanë fiksuar interesin në kontratën që kanë me bankën. Megjithatë, Banka Qendrore Europiane e ka ulur edhe dy herë të tjera normën bazë të euros, por që në tregun vendas nuk dha shenja reduktimi të interesave. Së fundi, BSH ka nxjerrë për zbatim nga bankat rregulloren e re, e cila ndalon dhënien e kredive për ata persona që i marrin pagat në lekë. Më saktë, bankat duhet të kenë kujdes nga ata klientë që duan të marrin kredi në euro, kur të ardhurat i kanë në lekë. Rregullorja i ka të caktuara mirë rastet kur klientëve u ndalohet dhënia e kredive në valutë.
23 Janar 2009