E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aniston dhe Majer ndahen sёrish



Aktorja Xhenifer Aniston duket se ёshtё ndarë sërish nga i dashuri i saj, këngëtari Xhon Majer. Ata fillimisht u ndanë për disa muaj në gusht të vitit të shkuar për t’u bashkuar sërish në muajin tetor. Mediat e ndryshme pas bashkimit spekuluan se ata po planifikonin të martoheshin dhe se Majer do t’i dhuronte unazёn e fejesës Anistonit nё ditëlindjen e saj tё 40-tё, mё 11 shkurt. Po sipas mediave, Aniston ishte shtatzënë, gjë që u kundërshtua më pas nga vetë aktorja. Ajo tha se nuk ishte dhe nuk kishte në plan të mbetej shtatzënë. Por raportet e fundit thonё se Majer, 31 vjeç, është ndarё nga Aniston para “Golden Globe”, ku kishin planifikuar tё paraqiteshin sё bashku, pasi aktorja nuk dëshironte të shkonte e pashoqëruar.

e

22 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›