Kriza globale, Shqipëria reziston më mirë
Kriza globale financiare duket se ka shqetësuar seriozisht vendet e rajonit, të cilat prej kohësh po përjetojnë një rritje të mirë ekonomike. Kjo rritje ekonomike për vendet e Ballkanit ka qenë e shoqëruar gjithnjë me një inflacion të lartë, i cili në disa vende, ka qenë më i lartë se rritja ekonomike. Kur në të gjitha vendet e Ballkanit, krerët e shteteve kanë bërë thirrje për masa paraprake, mediat duket se shohin në një këndvështrim tjetër. Shqipëria vlerësohet për qëndrueshmërinë ekonomike, e shoqëruar kjo me një inflacion të ulët, i cili ka garantuar ritmin e rritjes së ekonomisë. Gazeta greke “Kathimerini”, në një analizë të saj që bën për vendet e Evropës Juglindore, vlerëson në veçanti ekonominë shqiptare. Ndërsa kjo gazetë vlerëson se rritja ekonomike në Shqipëri duket se po kalon shifrat prej 6.5 për qind të vit të GDP-së, theksi i analizës së saj bie mbi inflacionin e ulët. Shqipëria, vlerëson gazeta greke, ka një inflacion mesatar prej 2.1 për qind, praktikisht rritjen e çmimeve të vogël në Evropë, jo vetëm më rajon. Ndërkaq vendet e tjera të rajonit po përjetojnë një rritje ekonomike, por ritmi i rritjes ka qenë i kërcënuar nga inflacioni i lartë.
Në kushtet e një krize ekonomike globale, e cila mund të trokasë edhe në vendet në zhvillim, vendet e rajonit ndodhen të kërcënuara, pro një gjë e tillë duket më e lartët për vendin tonë. Kështu në Rumani rritja ekonomike ka shkuar deri në 8 për qind, por inflacioni i saj ka qenë 6.7 për qind, sipas gazetës greke, çka bën që rritja reale të jetë vetëm 1.3 për qind. Në Bullgari, inflacioni ka është 2 për qind më i lartë se rritja ekonomike dhe e njëjta situatë është edhe në Serbi. Në shtetin fqinje të Maqedonisë, rritja ekonomike ka kapur shifrën e 5.9 për qind, por inflacioni ka shkuar në 6.3 për qind. Rasti ekstrem ndodhet në Ukrainë ku rritja ekonomike prej 6.5 për qind, përballet me një inflacion tri herë më të lartë, 21 për qind. Ndërkohë në Shqipëri janë marrë masa shtesë në sistemin financiar.
Vetëm pak javë më parë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori një vendim, i cili ndalon bankat shqiptare që të nxjerrin kapitale financiare jashtë vendit tek bankat mëmë. Njëkohësisht, marrja e një kredie tani e tutje do të jetë më e vështirë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur miratimin e një tjetër rregulloreje për “Administrimin e Rrezikut të Kredisë”, çka do të thotë burokraci shtesë për marrje kredie. Vendimi pritet të ulë kërkesat për marrjen e kredisë. Kështu, çdo qytetar që dëshiron të marrë kredi duhet të ketë më shumë para nga çka kërkohet aktualisht për t’u kredituar. Banka ka vendosur në këtë rregullore të re që kreditimi duhet të rritet më shumë në lekë, duke vendosur masa shtesë për kreditorët e valutës së huaj. Pavarësisht se Banka e Shqipëri në fillim të vitit ka detyruar banka private që të aplikojnë Regjistrin e Kredive, kjo masë nuk ka mjaftuar, ndaj dhe vendosi masë shtesë. Në fakt shqetësimi i Bankës së Shqipërisë ka ardhur si rezultat i kredive të këqija. Në total rreth 4 për qind e kredive kanë probleme në sistemin shqiptar bankar, ndërkohë që në Serbi, kreditë me probleme janë mbi 20 për qind dhe interesat disa për qind më të ulëta se në Shqipëri.
Pritshmëria e rritjes së çmimeve në vazhdim për Shqipërinë
Banka e Shqipërisë ka bërë një vlerësim të treguesve ekonomikë në Shqipëri, por edhe më gjerë saj, nga ku ka garantuar se rritja e çmimeve nuk do të jetë më e madhe se 4 për qind për 12 muajt në vijim. Këtë vlerësim Banka e Shqipërisë e ka arritur si rezultat i zhvillimeve të brendshme tepër pozitive, por edhe për shkak se kriza e ushqimeve në botë duket se ka përfunduar. “Parashikimet më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se duke filluar që muaji gusht 2008, inflacioni vjetor do të vazhdojë të luhatet rreth vlerave qendrore të intervalit të tolerancës për gjatë gjithë 12 muajve në vijim. Pasi analizoi me kujdes balancën e rreziqeve në ekonomi, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë arriti në përfundimin se shkalla e materializimit të tyre vazhdon kurbën e vet rënëse. Megjithatë, ende ambienti i jashtëm mbart një potencial të caktuar rreziku, i cili vazhdimisht do të mbahet në qendër të shënjestrës së politikës monetare të Bankës së Shqipërisë”, - thuhet në vlerësimin e BSH-së. Pavarësisht kësaj, autoriteti financiar qendror do të vazhdojë të ndjekë nga afër, të gjitha zhvillimet ekonomiko financiare, brenda dhe jashtë vendit, me qëllimin e vetëm për të shmangur maksimalisht çfarëdolloj faktori rreziku, si ndaj stabilitetit makroekonomik të vendit ashtu edhe ndaj stabilitetit të sistemit bankar.
Krahasimi me vendet e rajonit
Shqipëri
Rritja ekonomike: 6,5%.
Inflacioni: 2,1%.
Rumani
Rritja ekonomike: 8%.
Inflacioni: 6,7%.
Bullgari
Rritja ekonomike: 6,8%.
Inflacioni: 8,8%.
Serbi
Rritja ekonomike: 6,9%.
Inflacioni: 8,5%.
Maqedoni
Rritja ekonomike: 5,9%.
Inflacioni: 6,3%.
Ukrainë
Rritja ekonomike: 6,5%.
Inflacioni: 21%.
Diskutime Evropë-Azi mbi krizën globale financiare
Udhëheqës të vendeve aziatike dhe atyre evropiane i dhanë të shtunën fund një takimi dyditor në Pekin, ku diskutuan për zgjidhjen e krizës globale financiare. Ata thanë se përpjekjet aktuale nuk janë të mjaftueshme dhe se nevojitet bashkëpunim i mëtejshëm për këtë çështje. Udhëheqësit e më tepër se 40 vendeve aziatike dhe evropiane bënë një deklaratë të përbashkët, me thirrjet për përpjekje të koordinuara për zgjidhjen e krizës financiare. Udhëheqësit u zotuan se do të japin ndihmën e tyre në përpjekjet për reformimin e sistemeve ndërkombëtare monetare dhe financiare. Në një deklaratë, i bëhej gjithashtu thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar, që të luajë një rol udhëheqës, për t’i ndihmuar ekonomitë e vendeve të ndryshme të botës të rimëkëmben. Kryeministri kinez Wen Gjiabao tha se të gjitha vendet duhet të tregojnë besim, prirje për bashkëpunim dhe përgjegjësi për kapërcimin e krizës. Ai tha se vetëm përmes bashkëpunimit vendet e ndryshme do të kishin fuqinë për kapërcimin e vështirësive. Ai thotë se besim do të thotë që të gjitha vendet, veçanërisht ato të zhvilluara, duhet ta marrin me shpejtësi masa të rëndësishme për stabilizimin e tregjeve financiare, për t’i bërë njerëzit që të kenë më tepër besim. Kjo deklaratë bëhet në përfundim të takimit dyditor mes përfaqësuesve të vendeve aziatike dhe atyre evropiane, që mbahet me synimin për të rritur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin mes kontinenteve. Ky takim zhvillohet një herë në dy vjet, në kushte normale, vetëm për të diskutuar për çështjet kryesore që lidhen me ekonominë. Por në kushtet e krizës financiare, takimi këtë vit u përqendruar tek gjetja e një zgjidhjeve për këtë çështje. Zoti Wen tha se megjithëse ekonomia e Kinës nuk është dëmtuar rëndë nga kriza, ndoshta ajo mund të përjetojë pasoja, me ngadalësimin e kërkesës globale. Në takim po ashtu u diskutua për çështje të sigurisë, varfërisë dhe ndryshimeve klimatike. Presidenti i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Barroso, tha se kriza financiare nuk ishte një arsye për ta lënë mënjanë përkushtimin ndaj luftës për ndryshime klimatike. “Ne duhet të biem dakord për një marrëveshje globale, gjithëpërfshirëse, sipas parimeve të përgjegjësive të përbashkëta, por të diferencuara për secilin vend. Unë besoj se pas bisedimeve shumë të mira që kemi pasur sot është e mundshme arritja e një marrëveshjeje”. Kriza financiare filloi në Shtetet e Bashkuara, kur kredimarrësit nuk ishin në gjendje të paguanin borxhin ndaj bankave dhe kjo i çoi drejt falimentimit bankat kryesore, një pjesë e të cilave u mbyllën, ose u bashkuan me njëra-tjetrën. Kriza e kredive çoi në ngadalësimin e konsumit, investimeve dhe tregtisë botërore.
VOA