Investimi; 250 milionë euro për fabrikën e çimentos Lezhë
Një investim i rëndësishëm sapo ka nisur në qytetin e Lezhës. Ndërtimi i një fabrike çimentoje me një vlerë të konsiderueshme, investim ky italo-shqiptar, do të jetë faktor për zhvillimin e zonës dhe punësimin e shumë personave. Kryeministri Berisha, i cili ishte i pranishëm dje në përurimin e punimeve, tha se ky investim për fabrikën e re të çimentos në Lezhë është shembull i shkëlqyer i klimës miqësore ndaj investimeve. Fabrika e çimentos, me një kapacitet prodhues prej 3 mijë tonësh në ditë, po ndërtohet në rrëzë të malit të Rrencit, në shpatin verilindor të tij, në të ashtuquajturën Këneta e Torovicës, rreth 3 kilometër nga kryqëzimi i rrugës Balldren-Torovicë
Investimet e huaja në vendin tonë po pësojnë rritje nga viti në vit dhe këtë e vërteton edhe projekti më i fundit për ndërtimin e një fabrike çimentoje në Lezhë. Vetë kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka konsideruar se përmirësimi i klimës ndaj biznesit dhe investitorëve po konkretizohet me projekte. Kryeministri Berisha ishte dje i pranishëm në përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Balldren të Lezhës, investim i kompanisë italo-shqiptare “Fasa-Berberi”, me vlerë 250 milionë euro. Kryeministri Berisha e konsideroi këtë investim një shembull të shkëlqyer të klimës miqësore ndaj investimeve vendase dhe të huaja në Shqipëri. “Në sajë të krijimit të kësaj psikologjie miqësore ndaj investimeve në vend, projektet që kanë filluar apo parashikohet të fillojnë punën në Lezhë, i tejkalojnë 1 miliard euro. Ato përfshijnë edhe pionierin e tyre “Colacem”. Pa këtë psikologji të qëndrimit miqësor, këto projekte nuk do të bëheshin të mundura”, - u shpreh Kryeministri Berisha. Kryeministri Berisha përgëzoi drejtuesit e kompanisë “Fasa-Berberi” për këtë investim të standardeve të BE-së, duke e konsideruar atë ndër më të mëdhatë në historinë e vendit. Kryeministri ftoi komunitetin e biznesit në përpjekje të përbashkëta për të lehtësuar investimet dhe për të respektuar standardet më të mira. “Unë i dëgjoj me vëmendje të madhe të gjithë investitorët dhe i garantoj se zëri i tyre do të dëgjohet me seriozitet nga qeveria, por ju ftoj që bashkërisht t’u përmbahemi standardeve dhe të kërkojmë standardet më të mira. Ne kemi kodra gëlqerore nga Fushë-Kruja deri në Urën e Mesit, që janë pasuri e jashtëzakonshme për industrinë e materialeve të ndërtimit. Ne do t’i shfrytëzojmë ato me kriteret më të mira. Ne jemi një vend me depozita minerare gjigande dhe unë kam kërkuar që Shqipëria të anëtarësohet në grupin e 20 vendeve, nismë e Toni Blerit, që bën shfrytëzimin më racional e transparent të pasurive minerare dhe miqësore ndaj komunitetit dhe mjedisit”. Duke siguruar se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të shkurtuar pengesat burokratike ndaj investitorëve, Kryeministri Berisha u shpreh se nuk janë shkresat e panumërta ato që japin siguri, por serioziteti dhe zbatimi i ligjit përcakton sigurinë në çdo hap tonin. Ambasadori italian në Shqipëri Saba d’Elia, i pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve. Zoti D’Elia tha se Italia zë vendin e parë në fushën e shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë dhe si shembull i saj, vetëm në 6-mujorin e parë të këtij viti, shkëmbimet mes dy vendeve kanë arritur shifrën e 900 milionë eurove. “Në Shqipëri, - tha zoti D’Elia, - veprojnë ndërmarrje të përbashkëta si “Fasa-Berberi” që janë shembulli më i mirë në këtë bashkëpunim. Investitorët italianë janë të interesuar për investime të reja në sektorë të rëndësishëm në Shqipëri”, - tha më tej zoti D’Elia, duke falënderuar Kryeministrin Berisha për mbështetjen dhe besimin e treguar për realizimin e këtij investimi të madh.
Projekti i kompanisë “Fasa-Berberi” parashikon ndërtimin e një fabrike me teknologjinë më të avancuar gjermane. Presidenti i kompanisë “Fasa”, zoti Paolo Fasa, shprehu falënderimet për mbështetjen dhe besimin ndaj projektit të tyre. Zoti Fasa tha se “në këtë përurim na shoqëron slogani “Shqipëria po ndryshon” dhe kjo është e vërtetë. Ne jemi krenarë që po kontribuojmë në këtë ndryshim”. Zoti Fasa bëri të ditur se kjo kompani synon ta shtrijë më tej aktivitetin e saj në Shqipëri edhe në prodhimin e materialeve të tjera të ndërtimit.
Box
Fabrika e çimentos, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare
Fabrika e çimentos, me një kapacitet prodhues prej 3 mijë tonësh në ditë, po ndërtohet në rrëzë të malit të Rrencit, në shpatin verilindor të tij, në të ashtuquajturën Këneta e Torovicës, rreth 3 kilometër nga kryqëzimi i rrugës Balldren-Torovicë. Projekti përfshin zhvillimin e dy karrierave gëlqerore në afërsi të sheshit të fabrikës si dhe një karrierë argjilore në zonën e Bushatit, që do të furnizojë fabrikën me lëndë të parë gjatë prodhimit. Ai përfshin zhvillimin e infrastrukturës së fabrikës, lidhjen me rrugën nacionale si dhe tunelin rreth 2.7 kilometër të gjatë, me dy korsi kalimi, një hapësirë për transportin e çimentos nga fabrika me terminalin portual në Shëngjin, duke evituar kështu transportin e prodhimeve dhe lëndëve të para nga zona e banuar apo ajo e plazhit. Projekti është prezantuar në një planimetri organike që redukton në maksimum lëvizjet e brendshme dhe zgjidh transportin e lëndës së parë, duke minimizuar ndotjen. Fabrika e çimentos është projektuar sipas standardeve më të mira ndërkombëtare, duke ruajtur mjedisin si gjatë ndërtimit, ashtu dhe gjatë fazës së prodhimit. Në pjesën më të madhe prodhimi i saj është i përcaktuar për eksport në Itali, për përdorim lokal duke plotësuar nevojat e një tregu kërkues ndaj një lënde të parë shumë të rëndësishme për ndërtim.