Kriza greke, BE-ja po përgatitet të mbyllë kufijtë

Greqia, foto arkiv
Der Standard, gazeta më e madhe në Austri, vjen me titullin “Kriza greke, BE-ja po përgatitet të mbyllë kufijtë”.
Sot gazeta austriake Der Standart, ndër të tjerat shkruan se Europa po përgatitet të mbyllë kufijtë e saj me Greqinë, nëse mbas 17 qershorit vendi do të përfshihet nga kaosi.
Duke cituar burimet në Bruksel, gazeta i referohet planit të BE-së për të mbyllur kufirin me Greqinë dhe për ndalimin e lëvizjes së lirë e qytetarëve grekë në Evropë, në rast të tërheqjes së Greqisë nga euro.
Sipas gazetës, qeveritë evropiane shqetësohen se dalja e Greqisë nga euro do të shkaktojë rrjedhje masive të tregjeve të kapitalit dhe sidomos një valë emigracioni të grekëve dhe emigrantëve të huaj që ndodhen në Greqi, drejt pjesës tjetër të Evropës. / Der Standart/
Përgatiti: E.Lata