E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i vartësve të drogave

Vartësit ndaj drogave, foto arkiv

Institutit të Shëndetit Publik bën me dije se çdo ditë numri i përdoruesve të alkoolit dhe të drogës në vendin tonë vazhdon të rritet.

Sipas ISHP-së, rreth 30 mijë persona janë vartës të alkoolit dhe drogës, por vetëm një pjesë e vogël, rreth 2000 persona, trajtohen për të braktisur drogën dhe alkoolin.

ISHP bën të ditur se ka probleme shumë të mëdha lidhur me trajnimin e përdoruesve të alkoolit dhe të drogës.

Disa barna, të cilat janë medikamente bazë që përdoren për trajtimin e vartësve nuk janë të përfshira në listën e barnave të rimbursueshme.

Mësohet se ka mangësi specifike të tipit që, nuk ka struktura të specializuara për fëmijë, adoleshentë dhe ata persona, të cilët ofrojnë shërbimin janë infermiere, toksikologë, psikiatër, dhe vetëm 2 -3 prej tyre kanë kryer një kualifikim për fushën. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›