E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli me ambasador të përhershëm në Tiranë

Takimi

Izraeli do të ketë ambasador me rezidencë të përhershme në Tiranë. Ambasadorja e këtij vendi, Anna Azari, bëri me dije vendimin e qeverisë së Izraelit gjatë takimit me kryeministrin Sali Berisha.

Kjo pritet të shënojë një hap të ri në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe nxitjen e bashkëpunimit.Berisha vlerësoi këtë lajm si ngjarje të rëndësishme në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve e kombeve.

Në takim u vlerësua fakti që tashmë ekziston një interes në rritje i investitorëve izraelitë për të ardhur në Shqipëri dhe për të përfituar nga klima gjithnjë e më e favorshme që ka krijuar qeveria shqiptare për biznes e investime. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›