E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentari për profetin Muhamed, Irani kërcënon "BBC"-në

Rrjeti BBC ka ngritur polemika mbi planet për të transmetuar një seri dokumentarësh për profetin mysliman, Muhamed.
 

Tre seritë, "Jeta e Muhamedit", kanë marrë reagimin e ashpër të zyrtarëve të Iranit, të cilët deklarojnë se vendi i tyre do të marrë "veprime serioze" nëse ai transmetohet. Ministri iranian i Kulturës, Mohamed Hoseini, i cili në fakt nuk i ka parë seritë, e ka cilësuar filmin një përpjekje "nga armiku" për të "shkatërruar shenjtërinë islamike".
 

"Vendimi i BBC-së për të transmetuar një dokumentar mbi jetën e profetit Muhamed, duket i dyshimtë dhe, nëse dyshimet tona vërtetohen, sigurisht do të marrin veprime serioze", tha ai për agjencinë iraniane të lajmeve, "Fars".
 

Dokumentari, i cili parashikohet të transmetohet në mes të korrikut, pak para muajit të shenjtë të Ramazanit, paraqet gazetarin Rageh Omar duke udhëtuar në vendlindjen e Muhamedit, Mekë, për të rigjetur gjurmët e profetit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›